Politika 24 September 2026, 11:08 Nga VNA

Skandali tek SHISH ndez Kuvendin/ Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD, demokratët bllokojnë foltoren dhe përplasin tavolinat

Ndaje në Whatsapp

fgbffgbfgb.jpg

Me debate, akuza dhe përplasje është shoqëruar seanca plenare në Kuvend, ku opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për të zhvilluar debat me kryeministrin Edi Rama mbi situatën në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe zhvillimet që lidhen me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi seancën “të turpshme”, ndërsa ngriti akuza të forta ndaj drejtueses së SHISH dhe qeverisë. Sipas tij, siguria kombëtare “është shembur totalisht”, ndërsa pretendoi se Hyseni ka pasur lidhje me Ergys Agasin.

“Kjo seancë do të hyjë në histori si seanca e turpshme e mbledhur ndonjëherë. Sot Kuvendi mblidhet si parlamenti i Ergys Agasit, parlamenti më i papërgjegjshëm në tërë historinë e një vendi”, deklaroi Berisha.

Ai përsëriti akuzat e mëparshme ndaj Agasit, duke pretenduar se ky i fundit kishte ndikim mbi institucione të rëndësishme dhe akses në informacione sensitive. Berisha hodhi gjithashtu akuza se pajisje të sofistikuara të SHISH, të destinuara për çështje të sigurisë kombëtare, janë përdorur për interesa kriminale dhe për përplasjet mes grupeve të ndryshme.

“Ajo, siç rezulton, e ka pajisur organizatën kriminale të Ergys Agasit me mjetet më të sofistikuara të regjimit. Të gjithë jeni në dosje të filmuar”, deklaroi kreu i PD-së.

Në akuzat e tij, Berisha përfshiu edhe Belinda Ballukun, të cilën e akuzoi për vjedhjen e “qindra milionëve”, ndërsa pretendoi se rasti i SHISH është edhe më i rëndë për shkak të informacionit sekret që administron institucioni.

“Sekreti i shtetit ka qenë në duart e Lubisë tjetër. Shefi i Shërbimit Informativ di çdo sekret dhe aq sa di kryeministri dhe presidenti, i di prej atij ose asaj”, tha Berisha.

Debati vijoi edhe me kreun e Kuvendit, Niko Peleshi. Teksa Berisha iu drejtua atij duke i kujtuar deklaratën se mund të zëvendësohej në drejtimin e Kuvendit, Peleshi iu përgjigj shkurt: “Më merr të keqen”.

Për t'iu përgjigjur Berishës nga ana e socialistëve, në foltore doli deputeti socialist Blendi Klosi, i cili deklaroi se mazhoranca nuk do të marrë në mbrojtje asnjë funksionar që duhet të përballet me drejtësinë. Në një seancë ku debati ishte pikërisht për drejtuesen e një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë, Klosi zgjodhi ta kthente orën politike pas, duke i kujtuar Berishës historinë e përplasjeve të tij me institucionet dhe ish-kreun e SHIK-ut, Bashkim Gazidede.

“Ne e kemi dëshmuar me fakte se ajo që kemi bërë me reformën në drejtësi do të jetë standardi ynë dhe nuk do të marrim asnjë funksionar në mbrojtje. Çdo individ do të përballet me drejtësinë e re”, tha Klosi.

Por, pasi deklaroi se socialistët nuk mbrojnë askënd, Klosi e zhvendosi përplasjen te vetë Berisha, duke iu referuar edhe shpalljes së tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.

“Në 22 vjet nuk ke hequr dorë nga akuzat mbi institucionet, nuk ke hequr dorë nga akuzat për krerët e shërbimeve. Edhe në kaq vite të opozitës godet institucionet, godet sigurinë kombëtare”, deklaroi Klosi.

Pavarësisht kërkesës së opozitës për ta vendosur situatën në SHISH në qendër të seancës, mazhoranca votoi kundër ndryshimit të rendit të ditës. Rezultati i votimit solli reagimin e menjëhershëm të deputetëve demokratë, të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit dhe nisën t’u binin tavolinave, ndërsa në sallë u krijua kakofoni.

Në pamundësi për të vijuar normalisht punimet, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu seancën plenare.

Video

Klodiana Lala ka bërë të ditur se ka depozituar një denoncim ndaj Hysenit, duke deklaruar se emri i saj është përdorur për të ushtruar presion ndaj të tjerëve. Lala paralajmëroi se do të ndërmarrë hapa ligjorë edhe në Britaninë e Madhe. Në “Opinion”, ajo ngriti gjithashtu pretendime të forta mbi materiale sensitive të SHISH-it që, sipas saj, janë gjetur në automjetin e Ergys Agasit, si dhe mbi komunikime që pretendon se janë pjesë e dosjes hetimore.

Këto janë momentet kur dhjetëra delegatë largohen nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ngjitet në foltore për të mbajtur fjalimin e tij. Largimi i delegatëve u zhvillua në shenjë proteste. Duke reaguar nga foltorja, Netanyahu i cilësoi ata që u larguan si “frikacakë moralë”.

Tani radha është e shtetit. SPAK dhe GJKKO duhet të tregojnë nëse kjo ishte vetëm shpifje e dëshpëruar, apo përdorim publik i informacionit sekret nga një ish-shefe shërbimi që sot është nën hetim pikërisht për nxjerrje sekretesh. Sepse nëse shteti hesht, atëherë Vlora Hyseni nuk ka kërcënuar vetëm Klodin. Na ka kërcënuar të gjithëve.

Çfarë ndodhi sot jashtë Parlamentit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme