Politika 23 September 2026, 15:18 Nga VNA

S’ka ç’i bën gomarit, i bie samarit: Xhafaj bën të fortin me agjencinë e energjisë, ndërsa skandali i SHISH rëndon mbi qeverinë

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Sep 23, 2026, 03_18_26 PM.png

Fatmir Xhafaj zgjodhi sot të ngrejë zërin ndaj drejtuesit të Agjencisë për Eficencën e Energjisë, Ani Hasa, për një përgjigje të vonuar ndaj Kuvendit. Një vonesë administrative, sigurisht e kritikueshme, por krejt e vogël përballë skandalit që ka goditur shtetin në zemër: dosjes së Vlora Hysenit dhe komunikimeve të saj me Ergys Agasin, person nën hetim dhe në kërkim nga drejtësia.

Në seancën dëgjimore parlamentare, Xhafaj i tha Hasës se institucioni i tij ishte “më aspak korrekt” në raport me Parlamentin, pasi i ishin dashur 5 muaj për të kthyer përgjigje. Ai foli për autoritetin e Kuvendit, për raportin me institucionet dhe paralajmëroi se komisioni do të hartojë një raport për t’ia dërguar eprorëve të agjencisë.

Por në të njëjtën kohë, kur vendi ka përballë një nga skandalet më të rënda të sigurisë kombëtare, mazhoranca vijon të sillet sikur problemi kryesor i shtetit janë shkresat e vonuara të një agjencie.

SPAK dyshon se ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ka pasur komunikime të vazhdueshme me Ergys Agasin, ndërsa ky i fundit ishte nën hetim dhe në kërkim. Nga dokumentet e dosjes rezulton se komunikimet mes tyre kanë qenë të shpeshta, të përditshme dhe të tejzgjatura në kohë, përmes telefonatave, video-telefonatave, mesazheve, fotove dhe videove. Në aparatin e Agasit, sipas dosjes, janë gjetur qindra forma komunikimi me drejtuesen e shërbimit sekret.

Prandaj skena e Xhafajt me Ani Hasën ngjan më shumë me proverbin e vjetër: s’ka ç’i bën gomarit, i bie samarit. Mazhoranca nuk po përballet seriozisht me pyetjen që rëndon mbi të: kush e solli Vlora Hysenin në krye të SHISH, kush e mbajti aty dhe çfarë dinin institucionet për kontaktet e saj?

Është më e lehtë të bësh të fortin në komision me një drejtues agjencie. Është shumë më e vështirë të pyesësh pse një institucion që duhej të ruante sekretet e shtetit përfundoi vetë në qendër të një dosjeje të SPAK.

Dhe këtu nis përgjegjësia politike. Sepse skandali i SHISH nuk është thjesht dosje penale. Është dështim i filtrave të shtetit, i kontrollit politik, i emërimeve të besuara dhe i mbikëqyrjes parlamentare që mazhoranca e kujton vetëm kur ka përballë një “samar” të lehtë për t’u goditur.

Lexo gjithashtu

Video

Momente frike janë regjistruar gjatë një eventi me dema dhe kuaj në Murcia të Spanjës, pasi një dem me peshë rreth 508 kilogramë arriti të kalonte barrierën mbrojtëse. Demi përfundoi në korridorin e sigurisë, duke shkaktuar panik mes personave që ndodheshin pranë arenës. Ngjarja ndodhi gjatë aktivitetit përmbyllës të një panairi lokal. Pavarësisht situatës së rrezikshme, nuk u raportua asnjë person i plagosur.

Arrestohet në Rusi Shpëtim “Salvatore” Aliu, 51-vjeçari i kërkuar nga SPAK dhe i dyshuar si një nga figurat kyçe të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Sipas SPAK, Aliu dyshohet se siguronte dhe organizonte ngarkesa kokaine nga Amerika Latine drejt Europës, duke bashkëpunuar me disa grupe kriminale shqiptare. Në dosje përmenden lidhje me grupet e drejtuara nga Dritan Gjika, Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, Armando Pacani, Jetmir Pepa dhe Sokol Bibaj. Hetimet lidhen me 5 episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, ndërsa komunikimet në SKY ECC kanë qenë një nga elementët kryesorë të hetimit. SPAK e akuzon Aliun për trafik narkotikësh, pastrim të produkteve të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale. Pas arrestimit në Rusi, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

3.2 milionë euro të fshehura në muret e një banese në Itali! Pamjet e publikuara nga autoritetet italiane tregojnë momentin kur karabinierët çajnë muret e banesës dhe nxjerrin shuma të mëdha parash, të fshehura në hapësira të posaçme. Gjatë operacionit në Caivano, pranë Napolit, u sekuestruan rreth 3.2 milionë euro, kryesisht në kartëmonedha 50-euroshe, si edhe 11 orë luksoze me vlerë mbi 127 mijë euro. Operacioni ishte pjesë e një aksioni të gjerë kundër krimit të organizuar në zonën e Napolit.

Protestuesit i zënë rrugën Zegjinesë, shpërthen deputetja: “Po ulni figurën e një femre!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme