Politika 22 September 2026, 21:12 Nga VNA

Mediat ndërkombëtare për arrestin në shtëpi të Vlora Hysenit: Reuters dhe ANSA raportojnë për goditjen ndaj shefes së SHISH

Ndaje në Whatsapp
Mediat ndërkombëtare për arrestin në shtëpi të

Arresti në shtëpi dhe pezullimi nga detyra i drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Agjencia Reuters dhe ajo italiane ANSA kanë raportuar për vendimin e gjykatës shqiptare, duke e lidhur çështjen me hetimet e SPAK për dosjen e korrupsionit në AKSHI.

Reuters shkruan se një gjykatë shqiptare ka pezulluar shefen e shërbimit sekret dhe ka urdhëruar arrestin e saj në shtëpi, nën dyshimin se ka zbuluar informacione të klasifikuara në kuadër të një hetimi më të gjerë korrupsioni.

Agjencia thekson se Vlora Hyseni, me origjinë nga Kosova, drejton SHISH-in që prej vitit 2023, ndërsa më parë ka shërbyer si zëvendësdrejtoreshë e inteligjencës në Kosovë. Sipas Reuters, Prokuroria e Posaçme, SPAK, e lidh çështjen me hetimet për korrupsion në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, institucioni që menaxhon shërbimet publike digjitale dhe infrastrukturën IT në Shqipëri.

Reuters citon edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Rama ka deklaruar se e ka liruar menjëherë Hysenin nga detyra dhe se do të konsultohet me presidentin për emërimin e pasardhësit. Ai ka theksuar se “askush nuk është mbi ligjin”.

Edhe agjencia italiane ANSA ka raportuar për rastin, duke shkruar se është lëshuar mandat arresti për drejtoreshën e shërbimeve sekrete shqiptare, Vlora Hyseni. Sipas ANSA-s, masa është dhënë nga GJKKO në kuadër të hetimeve ndaj sipërmarrësit Ergys Agasi, i lidhur me hetimet për korrupsion në tenderët e AKSHI-t.

ANSA raporton se urdhri nuk është ekzekutuar menjëherë, pasi Hyseni rezultonte jashtë vendit. Agjencia italiane shkruan se ajo dyshohet për zbulim të sekreteve shtetërore, ndërsa në kuadër të të njëjtit hetim është kontrolluar edhe banesa e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Rasti shënon një nga zhvillimet më të rënda në institucionet e sigurisë në Shqipëri, pasi për herë të parë drejtuesja në detyrë e shërbimit sekret përballet me masë sigurie dhe pezullim nga detyra për dyshime që lidhen me sekretin shtetëror dhe një dosje korrupsioni të nivelit të lartë.

Lexo gjithashtu

Video

Një zjarr ka rënë në fshatin Shën Pjetër, në zonën e Gjirit të Lalëzit, pranë vijës bregdetare. Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, për arsye sigurie janë evakuuar disa turistë që ndodheshin pranë një hoteli në zonë. Në vendngjarje janë angazhuar një numër i madh efektivësh dhe mjetesh zjarrfikëse nga repartet e Durrësit, Tiranës, Kamzës dhe Shijakut, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Autoritetet amerikane kanë ndaluar pranë brigjeve të Floridës një varkë me 22 emigrantë që dyshohet se po tentonin të hynin ilegalisht në SHBA. Mes tyre ndodheshin 13 shtetas kinezë. Varka u diktua pranë Key Largo, ndërsa më pas ndërhynë agjentët kufitarë dhe Roja Bregdetare amerikane. Gjatë operacionit u ndalua edhe një person i dyshuar si trafikant kuban. Sipas burimeve të cituara nga Fox News, tentativa konsiderohet e pazakontë dhe shumë e rrezikshme, pasi shtetasit kinezë rrallë përdorin rrugët detare të Karaibeve për të hyrë në SHBA.

Lian Yunji, një vajzë vetëm 6 vjeçe nga Kina, ka thyer dy herë brenda tri ditësh rekordin botëror për femra në zgjidhjen e Kubit të Rubikut. Fillimisht, ajo regjistroi një mesatare prej 4.52 sekondash në një garë në Wuhan. Vetëm pak ditë më vonë, në Guangzhou, Lian e përmirësoi rekordin në 4.27 sekonda. Sipas BBC-së, ajo është femra e parë në botë që e zgjidh kubin me një mesatare nën 4.5 sekonda. Vogëlushja nga provinca Sichuan ka mësuar mbi 1,300 algoritme për zgjidhjen e tij. Gjatë vitit të fundit, ajo është stërvitur intensivisht nga dy deri në tri orë çdo ditë.

Pyetje që doktori ka 35 vjet që i dëgjon dhe 35 vjet që premton se do t’i zgjidhë sapo të marrë pushtetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme