Politika 22 September 2026, 15:48 Nga VNA

"Zgjohet" Rama, pas 8 orësh njofton shkarkimin e Vlora Hysenit

Ndaje në Whatsapp

fggbffgbfgb.PNG

Me një vonesë prej tetë orësh, siç i justifikua ai, për shkak të diferencës me orën lokale në Nju Jork, ku ndodhet për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Kryeministri Edi Rama ka reaguar zyrtarisht lidhur me masën e arrestit shtëpiak të caktuar nga SPAK-u për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni. 

Përmes këtij reagimi, kreu i qeverisë njoftoi edhe shkarkimin e saj nga detyra.

Rama e nisi deklaratën e tij duke kërkuar ndjesë për vonesën dhe duke theksuar se pret që drejtësia të bëjë punën e saj e pavarur.

“Jam informuar lidhur me masën e arrestit shtëpiak që SPAK-u ka nxjerrë për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, e pres që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor.”

Më tej, Kryeministri nënvizoi punën e deritanishme të Hysenit dhe vlerësimet nga agjencitë partnere, por nërmori një qëndrim të prerë se barazia para ligjit mbetet parim i padiskutueshëm.

“Përtej respektit për punën dhe për personin e Vlora Hysenit... rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik.”

Gjatë reagimit të tij, Rama nuk kursye kritikat ndaj debatit politik dhe mediatik, duke e cilësuar reagimin publik ndaj çështjeve të tilla si një "gjyq mesjetar" që zhvillohet përpara se fjalën ta thotë gjykata.

“...është e pashmangashme mesa duket, që çdo hetim apo masë e marrë nga drejtësia në adresë të personave publikë, të kthehet në një motivim për të grirë mish njeriu në mexhelisin politik e mediatik dhe për të thirrur ‘litarin’ si në sheshet e ekzekutimit mesjetar, kohë përpara sesa gjykata të thotë fjalën e saj.”

Pavarësisht kësaj, ai hodhi poshtë pretendimet e opozitës se veprimet e drejtësisë përbëjnë akt-akuzë kundër mazhorancës, duke argumentuar se pikërisht kjo qeveri i ka hapë rrugën pavarësisë së institucioneve të reja.

“E megjithatë, kurrësesi nuk mund të jetë e vërtetë që veprimet e pavarura të drejtësisë dhe afirmimi i vijueshëm i barazisë para ligjit, të jenë njëkohësisht akt-akuza kundër pikërisht një shumice qeverisëse e cila me kurajo e me vendosmëri, ia ka çelur rrugën drejtësisë së pavarur...”

Në përmbyllje të qëndrimit të tij, Rama rithekësoi parimin e përgjegjësisë individuale dhe konfirmoi masën administrative të marrë ndaj kreut të SHISH-it.

“Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës... Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.”

Lexo gjithashtu

Video

Një zjarr ka rënë në fshatin Shën Pjetër, në zonën e Gjirit të Lalëzit, pranë vijës bregdetare. Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, për arsye sigurie janë evakuuar disa turistë që ndodheshin pranë një hoteli në zonë. Në vendngjarje janë angazhuar një numër i madh efektivësh dhe mjetesh zjarrfikëse nga repartet e Durrësit, Tiranës, Kamzës dhe Shijakut, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Autoritetet amerikane kanë ndaluar pranë brigjeve të Floridës një varkë me 22 emigrantë që dyshohet se po tentonin të hynin ilegalisht në SHBA. Mes tyre ndodheshin 13 shtetas kinezë. Varka u diktua pranë Key Largo, ndërsa më pas ndërhynë agjentët kufitarë dhe Roja Bregdetare amerikane. Gjatë operacionit u ndalua edhe një person i dyshuar si trafikant kuban. Sipas burimeve të cituara nga Fox News, tentativa konsiderohet e pazakontë dhe shumë e rrezikshme, pasi shtetasit kinezë rrallë përdorin rrugët detare të Karaibeve për të hyrë në SHBA.

Lian Yunji, një vajzë vetëm 6 vjeçe nga Kina, ka thyer dy herë brenda tri ditësh rekordin botëror për femra në zgjidhjen e Kubit të Rubikut. Fillimisht, ajo regjistroi një mesatare prej 4.52 sekondash në një garë në Wuhan. Vetëm pak ditë më vonë, në Guangzhou, Lian e përmirësoi rekordin në 4.27 sekonda. Sipas BBC-së, ajo është femra e parë në botë që e zgjidh kubin me një mesatare nën 4.5 sekonda. Vogëlushja nga provinca Sichuan ka mësuar mbi 1,300 algoritme për zgjidhjen e tij. Gjatë vitit të fundit, ajo është stërvitur intensivisht nga dy deri në tri orë çdo ditë.

Pyetje që doktori ka 35 vjet që i dëgjon dhe 35 vjet që premton se do t’i zgjidhë sapo të marrë pushtetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme