Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ka hyrë në territorin e Shqipërisë nga Kosova.
Burime bëjnë me dije për VNA se Hyseni ka kaluar kufirin rreth një orë më parë dhe aktualisht po udhëton drejt Tiranës.
VNA ka siguruar foton e automjetit me të cilin po udhëton Hyseni, ndërsa mësohet se lëvizja e saj po kryhet në masa sigurie.
Hyrja e Hysenit në Shqipëri vjen pas zhvillimeve të fundit lidhur me hetimin e SPAK-ut dhe vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin e saj nga detyra.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet për lëvizjen e saj apo për procedurat që do të ndiqen pas mbërritjes në Tiranë.
Ndërkohë që burime për VNA.al kanë konfirmuar që Vlora Hyseni është pritur në kufi dhe është shoqëruar për në Tiranë nga agjentët e BKH-së.






















