Në kuadër të operacionit të SPAK janë ekzekutuar masat e sigurisë ndaj Fatjon Kalluçit, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, dhe Embro Sulejmanit, pronar biznesi në Durrës. Ende nuk janë bërë të ditura masat e vendosura ndaj tyre dhe akuzat konkrete.
Sulejmani rezulton administrator i një lokali në zonën e Bllokut Qeveritar. Sipas të dhënave të deritanishme, ai dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë pas arrestimit të Ergys Agasit.






















