Kronika 22 September 2026, 08:22 Nga VNA

SPAK urdhëron kontrolle ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

Ndaje në Whatsapp
SPAK urdhëron kontrolle ndaj ish-drejtorit të Policisë së

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar kontrolle që lidhen me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Proda qëndroi në krye të Policisë së Shtetit deri në mars të vitit 2026, kur u shkarkua nga detyra pas protestës së opozitës të zhvilluar më 28 shkurt.

Ende nuk dihen arsyet e kontrolleve të urdhëruara nga SPAK dhe as hetimi me të cilin lidhen ato.

Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vijim.

Video

Një zjarr ka rënë në fshatin Shën Pjetër, në zonën e Gjirit të Lalëzit, pranë vijës bregdetare. Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, për arsye sigurie janë evakuuar disa turistë që ndodheshin pranë një hoteli në zonë. Në vendngjarje janë angazhuar një numër i madh efektivësh dhe mjetesh zjarrfikëse nga repartet e Durrësit, Tiranës, Kamzës dhe Shijakut, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Autoritetet amerikane kanë ndaluar pranë brigjeve të Floridës një varkë me 22 emigrantë që dyshohet se po tentonin të hynin ilegalisht në SHBA. Mes tyre ndodheshin 13 shtetas kinezë. Varka u diktua pranë Key Largo, ndërsa më pas ndërhynë agjentët kufitarë dhe Roja Bregdetare amerikane. Gjatë operacionit u ndalua edhe një person i dyshuar si trafikant kuban. Sipas burimeve të cituara nga Fox News, tentativa konsiderohet e pazakontë dhe shumë e rrezikshme, pasi shtetasit kinezë rrallë përdorin rrugët detare të Karaibeve për të hyrë në SHBA.

Lian Yunji, një vajzë vetëm 6 vjeçe nga Kina, ka thyer dy herë brenda tri ditësh rekordin botëror për femra në zgjidhjen e Kubit të Rubikut. Fillimisht, ajo regjistroi një mesatare prej 4.52 sekondash në një garë në Wuhan. Vetëm pak ditë më vonë, në Guangzhou, Lian e përmirësoi rekordin në 4.27 sekonda. Sipas BBC-së, ajo është femra e parë në botë që e zgjidh kubin me një mesatare nën 4.5 sekonda. Vogëlushja nga provinca Sichuan ka mësuar mbi 1,300 algoritme për zgjidhjen e tij. Gjatë vitit të fundit, ajo është stërvitur intensivisht nga dy deri në tri orë çdo ditë.

Pyetje që doktori ka 35 vjet që i dëgjon dhe 35 vjet që premton se do t’i zgjidhë sapo të marrë pushtetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme