
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Hysni Patushin, i cili vrau me thikë gruan e tij, 58-vjeçaren Lumturie Patushi, në banesën e vajzës së çiftit. Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.
Gjatë seancës për masën e sigurisë, Patushi nuk ka dhënë shpjegime. Krimi ndodhi në Tiranë, pranë Harry Fultz, në banesën e vajzës së tyre, ku Lumturia shkonte për t’u kujdesur për nipërit. Vrasja ndodhi në sy të dy nipërve të mitur të çiftit.
Patushi u arrestua më vonë në shtëpinë e një kushëriri në Kamzë dhe deklaroi më pas për hetuesit se e vrau gruan, pasi ai qëndronte i vetëm, ndërsa ajo shkonte te vajza për t’u kujdesur për nipërit.






















