Ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare, u paraqit këtë të hënë në SPAK për t’u pyetur lidhur me hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Sipas SPAK-ut, Balluku dyshohet se ka fshehur dy vila në emër të Tares. Ai u thirr pas vëllezërve arkitektë Alban dhe Ols Eftimi, si dhe biznesmenit Samir Mane.
Balluku po hetohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ndërsa është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tenderë.






















