Kronika 21 September 2026, 14:26 Nga VNA

Apeli i Posaçëm vendos nesër për Ergys Agasin dhe Ulian Shpatarakun, kërkojnë zbutjen e masës së sigurisë

Ndaje në Whatsapp

fvdvfdvfdvf.PNG

Gjykata e Apelit të Posaçëm do të vendosë nesër për fatin e Ergys Agasit, i cilësuar si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që vepronte brenda AKSHI-t, dhe Ulian Shpatarakut, ish-zyrtarit të Policisë së Shtetit që u arrestua teksa shoqëronte të shumëkërkuarin.

Gjatë seancave që u zhvilluan veçmas nga njëra-tjetra, të dy kërkuan zbutje të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë sigurie. Shpataraku kërkoi njëherazi edhe ndarjen e çështjes dhe hetimin e mëtejshëm nga Prokuroria e Durrësit, pasi akuzohet vetëm për veprën penale “përkrahja e autorit të krimit”.

Gjykata nuk mundi të dalë me një vendim, por pritet ta shpallë atë të martën. Agasi akuzohet për vepra të rënda penale, si konkurrencë e paligjshme përmes dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, korrupsion, pastrim parash e grup kriminal. Ai, në bashkëpunim me Ermal Beqirin, urdhëronin rrëmbimin e biznesmenëve dhe, përmes kërcënimit, i detyronin të hiqnin dorë nga tenderat e AKSHI-t.

Video

Do të shkrihen 15 bashki, por Taulant Ballës reforma nuk i duket edhe aq e thellë.

Studentët e universiteteve në Kosovë janë ngritur në protestë në Prishtinë kundër vendimeve të Gjykatës Speciale. Me pankarta në duar, ata shprehën mbështetjen e tyre të plotë për ish-krerët e UÇK-së. Organizatorët nga Parlamenti Studentor i UP-së e cilësuan marshin si një thirrje për unitet dhe drejtësi. Në përfundim të marshit, studentët paraqitën një memorandum me gjashtë kërkesa kryesore. Ata kërkuan mbështetje të pakushtëzuar për të akuzuarit dhe monitorim ndërkombëtar të procesit në Hagë. Ndërkohë, për sonte në orën 21:00 është paralajmëruar edhe një tjetër protestë nga Çlirim Haziri.

Lajmi në koment?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme