Kronika 21 September 2026, 14:57 Nga VNA

Vrasja në Sarandë që po shndërrohet në “mollën e sherrit” mes Hitajt dhe Demos

Ndaje në Whatsapp

fgbbfgbfgb.PNG

Ministri i Brendshëm Ervin Demo mblodhi këtë të hënë në një takim drejtuesit e policisë në qarqe dhe ngriti shqetësimin për situatën kriminale në Sarandë, ku gjatë dy viteve të fundit janë shënuar një sërë atentatesh mafioze, më i fundit ai ndaj Artan Murtos ditën e djeshme. Demo kërkoi ngritjen e një task-force të posaçme për hetimin e krimeve dhe tha se ishte konsultuar me kryepolicin Hitaj për të shkrirë të gjithë zinxhirin drejtues të Komisariatit të Sarandës.

Pas këtij takimi, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit informoi se Hitaj ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm, me ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit të Sigurisë Publike, me qëllim kryerjen e një rivlerësimi të plotë dhe të thelluar të situatës kriminale në rrethin e Sarandës, në bashkëpunim me DVP Vlorë, stafin drejtues të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe strukturat e tij hetimore.

“Gjithashtu, po kryhet një rivlerësim i performancës së të gjithë zinxhirit drejtues të Komisariatit të Policisë Sarandë, si dhe i efektivëve të rolit bazë dhe të rolit të parë drejtues. Në bazë të performancës së tyre, do të ndërmerren veprimet e duhura”, njoftoi policia.

Sipas Policisë së Shtetit, po punohet për krijimin e strukturave të specializuara për hetimin e krimeve të rënda dhe luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për garantimin e mbështetjes së tyre me bazën e nevojshme logjistike. A janë këto lëvizje një luftë e ftohtë mes Demos dhe Hitajt? Kjo mbetet për t’u parë. Fakt është që Saranda, pa frikë, mund të konsiderohet për momentin një ndër qytetet më problematike sa i përket krimit të organizuar.

Video

Do të shkrihen 15 bashki, por Taulant Ballës reforma nuk i duket edhe aq e thellë.

Studentët e universiteteve në Kosovë janë ngritur në protestë në Prishtinë kundër vendimeve të Gjykatës Speciale. Me pankarta në duar, ata shprehën mbështetjen e tyre të plotë për ish-krerët e UÇK-së. Organizatorët nga Parlamenti Studentor i UP-së e cilësuan marshin si një thirrje për unitet dhe drejtësi. Në përfundim të marshit, studentët paraqitën një memorandum me gjashtë kërkesa kryesore. Ata kërkuan mbështetje të pakushtëzuar për të akuzuarit dhe monitorim ndërkombëtar të procesit në Hagë. Ndërkohë, për sonte në orën 21:00 është paralajmëruar edhe një tjetër protestë nga Çlirim Haziri.

Lajmi në koment?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme