Kronika 21 September 2026, 21:47 Nga VNA

Humb jetën 32-vjeçarja në Jalë/ U ndje keq në hotel, dyshimet e para

Ndaje në Whatsapp
Humb jetën 32-vjeçarja në Jalë/ U ndje keq në hotel,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Jalë, ku një 32-vjeçare, e cila kishte ardhur për të pushuar në Himarë dhe ishte akomoduar në një hotel, ka humbur jetën pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Sipas informacionit paraprak të policisë, 32-vjeçarja me inicialet I. R., lindur në Londër, Mbretërinë e Bashkuar, kishte kërkuar ndihmë në recepsionin e hotelit pasi nuk ishte ndier mirë.

Stafi i hotelit e ka transportuar menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore, por pavarësisht ndihmës së dhënë, 32-vjeçarja ka ndërruar jetë.

 Nga verifikimet paraprake të mjekëve dyshohet se vdekja ka qenë natyrale, pasi e reja kishte pasur probleme shëndetësore, konkretisht me frymëmarrjen dhe diabetin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale për të përcaktuar plotësisht shkakun e vdekjes

Video

Një anije mallrash është përplasur me një peshkarexhë në ujërat pranë Singaporit. Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentin e fortë të përplasjes mes dy mjeteve lundruese. Peshkarexha anohet ndjeshëm pas goditjes, ndërsa anëtarët e ekuipazhit përpiqen të qëndrojnë të sigurt në bord. Sipas raportimeve, nga incidenti nuk janë raportuar viktima apo të lënduar. Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.

Pesë persona të maskuar si policë kanë rrëmbyer një burrë në mes të një rruge në Barcelonë. Autorët, të veshur me jelekë reflektues dhe të armatosur, ndaluan automjetin ku ndodhej viktima, e nxorën atë me forcë dhe e futën në makinën e tyre. Mossos d’Esquadra ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se rrëmbimi mund të lidhet me një konflikt mes grupeve kriminale.

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 2.1 ton kokainë në një varkë me vela, rreth 650 kilometra larg brigjeve të Galicisë. Katër anëtarët e ekuipazhit, me shtetësi shqiptare, argjentinase, uruguaiane dhe kolumbiane, u arrestuan, ndërsa një person i pestë u prangos në Girona. Anija, e cila mbante flamurin polak, ishte nën vëzhgim prej muajit korrik. Autoritetet dyshojnë se operacioni lidhet me një organizatë kriminale të specializuar në transportimin e kokainës përmes Atlantikut drejt Evropës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme