Kronika 21 September 2026, 16:30 Nga VNA

Hetimet për Ballukun/ Igli Tare për herë të tretë në SPAK, pyetet për vilën e sekuestruar në Palasë

Ndaje në Whatsapp

fvdfvfvdfv.jpg

Hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku kanë rikthyer për herë të tretë në SPAK ish-futbollistin e Kombëtares, Igli Tare. Ai u paraqit mëngjesin e së hënës dhe dha shpjegime para hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit lidhur me një vilë luksoze në Palasë.

Prona rezulton e regjistruar në emër të Tares, por sipas hetimeve të SPAK dyshohet se është pasuri e fshehur e Ballukut. Vila është vendosur tashmë nën sekuestro.

Sipas SPAK, ndërtimi i vilës deri në fazën e karabinasë është financuar nga Tare, ndërsa pjesa tjetër e investimit dyshohet se është kryer nga kompania “Alko Impex General Konstruktion”, e Arbër Abazit. Kjo kompani ka përfituar tendera publikë gjatë periudhës kur Balluku drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës.

Tare, i cili po hetohet për pastrim parash, nuk dha deklarata për mediat pas paraqitjes në SPAK.

Më herët, Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar edhe një vilë tjetër luksoze në Dhërmi, gjithashtu të regjistruar në emër të Tares, por që sipas hetuesve zotërohet në mënyrë të tërthortë nga Balluku.

Ish-ministrja e Infrastrukturës po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ndërsa është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në disa procedura tenderuese me vlera miliona euro.

Ndaj Ballukut janë në fuqi masat e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve”.

Video

Vrasja në Sarandë që po shndërrohet në “mollën e sherrit” mes Hitajt dhe Demos

Denoncimet e VNA hapin “pusetën” e tenderave në KQZ, një tjetër kompani kërkon shpjegime: Si u pikëzuam kështu?

Tre muaj mbi tavolinën e KPP-së/ Tenderi 9.8 mln euro i RTSH-së në pritje të vendimit, pse u skualifikua oferta më e lirë dhe u anashkaluan rekomandimet e KLSH-së?

Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, i kërkoi kreut të SPAK-ut, Klodian Braho, rritjen e mëtejshme të rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ajo theksoi se këto rezultate janë një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme