Sociale 21 September 2026, 16:35 Nga VNA

Nafta bie në tregjet ndërkombëtare, taksat mbajnë çmimin në Shqipëri ndër më të lartët në Europë

Ndaje në Whatsapp

gbgbgbf.jpg

Çmimi i naftës ka shënuar rënie për të katërtën ditë radhazi në tregjet ndërkombëtare, i ndikuar nga sinjalet për stabilizimin e furnizimeve nga Lindja e Mesme.

Nafta Brent është tregtuar rreth nivelit 101.70 dollarë për fuçi, ndërsa ajo amerikane West Texas Intermediate (WTI) rreth 98.20 dollarë. Në uljen e presionit mbi tregjet ka ndikuar edhe rimëkëmbja e eksporteve të Arabisë Saudite, të cilat gjatë shtatorit kanë kaluar nivelin e 4 milionë fuçive në ditë.

Ndryshe nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, në Shqipëri çmimi i karburantit vijon të mbetet në nivele të larta. Një litër naftë shitet rreth 219 lekë, ose afërsisht 2.40 euro, duke e renditur vendin ndër më të shtrenjtët në Europë.

Kostoja bëhet edhe më e ndjeshme kur krahasohet me të ardhurat e qytetarëve. Një litër naftë përfaqëson rreth 3.56% të të ardhurave ditore për frymë në Shqipëri, të llogaritura sipas fuqisë blerëse, përqindja më e lartë në Europë.

Në Danimarkë, ku çmimi i një litri arrin rreth 2.60 euro, pesha në raport me të ardhurat ditore është rreth 1.06%, ndërsa në Norvegji rreth 0.8%. Mesatarja europiane llogaritet në rreth 1.36%.

Një pjesë e rëndësishme e çmimit të karburantit në Shqipëri lidhet edhe me barrën fiskale. Krahas akcizës dhe TVSH-së, në çmim përfshihen taksa e qarkullimit prej 27 lekësh dhe ajo e karbonit prej 3 lekësh për litër.

Në këtë mënyrë, pavarësisht rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, konsumatorët shqiptarë vijojnë të përballen me një nga kostot më të larta të naftës në Europë, veçanërisht në raport me fuqinë blerëse.

Video

Vrasja në Sarandë që po shndërrohet në “mollën e sherrit” mes Hitajt dhe Demos

Denoncimet e VNA hapin “pusetën” e tenderave në KQZ, një tjetër kompani kërkon shpjegime: Si u pikëzuam kështu?

Tre muaj mbi tavolinën e KPP-së/ Tenderi 9.8 mln euro i RTSH-së në pritje të vendimit, pse u skualifikua oferta më e lirë dhe u anashkaluan rekomandimet e KLSH-së?

Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, i kërkoi kreut të SPAK-ut, Klodian Braho, rritjen e mëtejshme të rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ajo theksoi se këto rezultate janë një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme