Sociale 19 September 2026, 21:58 Nga VNA

Vetëm 3 në 10 litra ujë faturohen në Fier, KLSH ngre pikëpyetje për rritjen e tarifave

Ndaje në Whatsapp

fgbfgbfgb.jpeg

Vetëm 30.41% e ujit të prodhuar nga Ujësjellës Kanalizime Rajonale Fier arrin të faturohet, ndërsa 69.59% rezulton Ujë Pa të Ardhura, një nga nivelet më të larta në vend. Kjo është njëra nga gjetjet e auditimit të KLSH-së në Entin Rregullator të Ujit për vitin 2025.

Kontrolli i Lartë i Shtetit paralajmëron se në këto kushte rritja e tarifës rrezikon të rëndojë kryesisht mbi konsumatorët që paguajnë rregullisht, ndërsa humbjet, lidhjet e paligjshme dhe nënfaturimi vazhdojnë të konsumojnë të ardhurat e sistemit.

Problemi në Fier nuk lidhet vetëm me rrjetin e amortizuar. Nga humbjet e evidentuara, 31.93% klasifikohen si administrative, ku përfshihen lidhjet e paligjshme dhe nënfaturimi, ndërsa 37.01% janë humbje reale ose teknike.

Shoqëria prodhon rreth 20.79 milionë m³ ujë në vit, por vetëm 67.7% e prodhimit matet, ndërsa pjesa tjetër vlerësohet. KLSH thekson se kur pothuajse një e treta e prodhimit nuk matet, edhe treguesit që varen prej tij si humbjet, faturimi, kostoja për metër kub dhe të ardhurat e pritshme mbartin risk të lartë pasaktësie.

Pikërisht në këtë situatë, UK Rajonale Fier ka paraqitur pranë Entit Rregullator të Ujit kërkesë për ndryshim dhe unifikim të tarifave, duke e argumentuar me nevojën për të përmirësuar qëndrueshmërinë financiare dhe cilësinë e shërbimit. Por auditimi vëren se lidhja mes tarifës më të lartë, investimeve dhe përmirësimit konkret të shërbimit nuk paraqet garanci.

Në dokument flitet për instalim matësash, riparime të rrjetit dhe reduktim të Ujit Pa të Ardhura, por këto ndërhyrje nuk lidhen me objektiva të matshme, afate dhe mekanizma detyrues performance, thotë raporti.

KLSH e konkretizon problemin edhe në nivelin e konsumit: shoqëria prodhon rreth 513 litra ujë në ditë për banor, por faturon vetëm 156 litra, ndërsa rreth 357 litra në ditë për banor humbasin ose nuk gjenerojnë të ardhura.

Për audituesit, ky raport tregon se problemi kryesor nuk është niveli i tarifës, por kontrolli i sistemit. Rritja e çmimit pa e kushtëzuar me instalimin e matësave në prodhim, eliminimin e lidhjeve të paligjshme dhe reduktimin real të humbjeve krijon rrezikun që boshllëqet financiare të mbulohen nga konsumatori korrekt.

KLSH e rendit Fierin krahas Lezhës dhe Shkodrës ndër rastet ku niveli i Ujit Pa të Ardhura është problem strukturor dhe rritja e tarifave nuk është shoqëruar me masa të qarta, të matshme dhe detyruese për uljen e humbjeve, eliminimin e lidhjeve të paligjshme, reduktimin e nënfaturimit dhe investimet në rrjet. Sipas auditimit, kjo krijon rrezikun që tarifa të përdoret për të mbuluar pasojat e joeficiencës dhe jo si instrument për ta korrigjuar atë. /ekofin.al

Lexo gjithashtu

Video

LAJMI I FUNDIT/ Vrasje në Sarandë. Krimi ndodhi pak minuta më parë. Detajet në përditësim

Qytetari e lag me ujë, kryeministri hungarez e merr me sportivitet dhe publikon videon Një episod i pazakontë i ka ndodhur kryeministrit të Hungarisë, Péter Magyar, gjatë vizitës së tij në Szekszárd. Teksa ndodhej mes qytetarëve në festën tradicionale të vjeljes, një person e lagu me ujë. Magyar nuk e dramatizoi incidentin, por e mori me sportivitet dhe vendosi ta publikonte vetë videon në rrjetet sociale. Kryeministri ironizoi edhe autorin e veprimit, duke e quajtur një “luftëtar të rënë të Orbánit”. Ai shtoi se personi nuk pati guximin t’i afrohej dhe ta shikonte në sy.

Belinda Balluku bën “bilancin” e halleve të qytetarëve në Fier: “Vetëm sot janë 431”.

Një skenë e rrallë dhe prekëse është filmuar në brigjet e Gold Coast, Australi. Një balenë humpback qëndroi për orë të tëra pranë këlyshit të saj të lindur të ngordhur, duke e prekur me kokë dhe pendë dhe duke ruajtur kontaktin me të. Studiuesit e cilësojnë si një sjellje jashtëzakonisht të rrallë, që mund të lidhet me reagimin ndaj humbjes, edhe pse shkencëtarët theksojnë se nuk mund të përcaktohet me siguri nëse bëhet fjalë për “zi” në kuptimin njerëzor. Pamjet, të regjistruara në vitin 2025, po i ndihmojnë studiuesit të kuptojnë më mirë lidhjen mes nënës dhe të voglit te balenat dhe mënyrën se si ato reagojnë ndaj vdekjes. E plotë tek linku në komentin e parë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme