Sociale 18 September 2026, 14:40 Nga VNA

Manuali i ri, si veprohet për procedurën e vlerësimit në zhdoganimin e automjeteve

Ndaje në Whatsapp

fgbfgb.jpg

Administrata Doganore Shqiptare informon se manuali për procedurën e vlerësimit në zhdoganimin e automjeteve ka si qëllim kryesor përcaktimin sa më real dhe të drejtë të vlerës së automjeteve të prodhuara brenda 10 viteve të fundit, vetëm në rastet kur nuk plotësohen kushtet për vlerësimin e tyre sipas metodës së transaksionit, referuar neneve 66–69 të Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë.

Vetëm në këto raste, për përcaktimin e vlerës së automjetit Administrata Doganore do t’u referohet çmimeve reale të publikuara online në burime dhe buletine të specializuara, adresat e të cilave janë të përcaktuara në manual.

Një nga risitë e manualit është se, krahas të dhënave teknike të marra në konsideratë deri më tani, përfshihet edhe numri i kilometrave të përshkuara nga automjeti deri në momentin e zhdoganimit. Ky element përbën një të dhënë të rëndësishme, e cila ndikon drejtpërdrejt në vlerën reale të mjetit.

Të dhënat e marra nga këto burime përdoren për të mbështetur analizën dhe dokumentimin e rastit vetëm kur nuk mund të zbatohen metodat e tjera të vlerësimit, sipas rendit të përcaktuar 1–5.

Manuali i ri nuk sjell asnjë ndryshim në mënyrën e vlerësimit të automjeteve më të vjetra, të prodhuara më shumë se 10 vjet përpara vitit aktual.

Hyrja në fuqi e këtij manuali nuk ka si qëllim rritjen e të ardhurave nga zhdoganimi i automjeteve, por përcaktimin e vlerës së tyre në mënyrë sa më të drejtë, objektive dhe të mbështetur në të dhëna reale.

Në rastet kur nuk plotësohen kushtet për vlerësimin e automjeteve sipas metodës së transaksionit dhe metodave të tjera të vlerësimit sipas rendit të përcaktuar 1–5, zbatimi i manualit të ri mundëson një shpërndarje më të drejtë të detyrimeve për të njëjtën kategori automjetesh, me të njëjtën markë, vit prodhimi, cilindratë dhe lloj karburanti, duke marrë në konsideratë edhe diferencat në kilometrat e përshkuara.

Në këtë mënyrë, synohet që vlerësimi doganor të reflektojë sa më saktë karakteristikat dhe gjendjen konkrete të automjetit në momentin e zhdoganimit./Monitor.al/

Video

Një anije e Rojës Bregdetare kineze përplasi një anije filipinase që po mbështeste peshkatarët në Detin e Kinës Jugore. Sipas autoriteteve të Filipineve, incidenti ndodhi rreth 100 kilometra nga ishulli Palawan, brenda zonës ekonomike ekskluzive të vendit. Manila akuzon anijen kineze se e goditi qëllimisht mjetin filipinas. Nga përplasja pati dëme materiale, por nuk raportohen persona të lënduar. Kina jep një version tjetër, duke thënë se anija filipinase nuk iu bind paralajmërimeve dhe kreu manovra që shkaktuan përplasjen. Ngjarja ka shtuar tensionet mes Kinës dhe Filipineve, të cilat prej vitesh kanë mosmarrëveshje për ujërat dhe territoret në Detin e Kinës Jugore.

Tre persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë të mesme në Mindanao, në jug të Filipineve. Ngjarja ndodhi pas pushimit të drekës në Shkollën e Mesme Kombëtare Banga. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar ishte një nxënës 16-vjeçar, i cili hapi zjarr ndaj nxënësve dhe më pas vrau veten. Mes viktimave janë dy nxënës 14-vjeçarë, ndërsa katër prej të plagosurve raportohet se ndodhen në gjendje kritike.

Një anije e Rojës Bregdetare kineze përplasi një anije filipinase që po mbështeste peshkatarët në Detin e Kinës Jugore. Sipas autoriteteve të Filipineve, incidenti ndodhi rreth 100 kilometra nga ishulli Palawan, brenda zonës ekonomike ekskluzive të vendit. Manila akuzon anijen kineze se e goditi qëllimisht mjetin filipinas. Nga përplasja pati dëme materiale, por nuk raportohen persona të lënduar. Kina jep një version tjetër, duke thënë se anija filipinase nuk iu bind paralajmërimeve dhe kreu manovra që shkaktuan përplasjen. Ngjarja ka shtuar tensionet mes Kinës dhe Filipineve, të cilat prej vitesh kanë mosmarrëveshje për ujërat dhe territoret në Detin e Kinës Jugore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme