Sociale 18 September 2026, 14:46 Nga VNA

Kujt i përket emri? Shtohen përplasjet mes bizneseve, 22 çështje përfundojnë në gjykatë

Ndaje në Whatsapp

fgfgbgbfgb.png

Një emër, një logo apo një markë që një biznes kërkon ta bëjë të vetën mund të jetë një e drejtë që një tjetër pretendon se e ka tashmë. Dhe pikërisht këtu po shtohen përplasjet.

Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) tregojnë se viti 2025 solli një rritje të fortë të mosmarrëveshjeve për të drejtat e pronësisë industriale, nga kundërshtimet ndaj regjistrimit të markave deri te kërkesat për shfuqizim, pavlefshmëri dhe proceset gjyqësore.

Vetëm për markat e publikuara u depozituan 117 kundërshtime gjatë vitit 2025. Kjo procedurë përdoret kur një subjekt kërkon të pengojë regjistrimin e një marke, për shembull kur pretendon se ajo bie ndesh me një të drejtë të mëparshme.

Në momentin e raportimit, vetëm 5 kërkesa ishin pranuar plotësisht dhe 6 ishin refuzuar. 106 të tjera, ose rreth 91% e totalit, ishin ende në proces. Por përplasjet nuk ndalen në fazën e regjistrimit.

Numri i çështjeve të trajtuara nga Dhoma për Shfuqizim dhe Pavlefshmëri arriti në 40 gjatë vitit 2025, nga 25 një vit më parë. Rritja është 60% brenda një viti.

Edhe më shpejt janë shtuar rastet që kanë mbërritur në gjykatë. DPPI ndoqi 22 çështje gjyqësore, kundrejt 12 në vitin 2024, ose 83% më shumë.

Një tjetër shifër bie në sy janë çështjet që rezultonin ende në shqyrtim ose në pritje vendimi. Stoku i rasteve të pazgjidhura në fund të periudhës është katërfishuar.

Pse po shtohen konfliktet?

Një pjesë e përgjigjes mund të gjendet te vetë aktiviteti i tregut të markave.

Në vitin 2025 u paraqitën 1,995 aplikime për regjistrimin e markave, nga 1,575 një vit më parë, një rritje prej 26.7%. Në vitin 2022 numri ishte vetëm 1,165, që do të thotë se brenda tre vjetësh aplikimet janë rritur me rreth 71%.

Edhe kërkesat për ripërtëritjen e markave ekzistuese u rritën nga 569 në 765, ndërsa DPPI lëshoi 1,705 certifikata regjistrimi, kundrejt 1,020 në vitin 2024.

Më shumë marka në treg nënkuptojnë edhe më shumë raste potenciale ku emrat, shenjat apo të drejtat e pretenduara takohen me njëra-tjetrën. Vetë DPPI e lidh rritjen e aktivitetit administrativ dhe gjyqësor me reformat ligjore dhe ndërgjegjësimin më të madh të subjekteve për mbrojtjen e pronësisë industriale.

Në vitin 2025 pati 117 kundërshtime ndaj markave të publikuara, 40 çështje për shfuqizim dhe pavlefshmëri dhe 22 çështje gjyqësore. Pas një emri apo logoje që konsumatori sheh në treg, beteja për pronësinë po bëhet gjithnjë e më shpesh edhe juridike./Monitor.al/

fvdikkfvdl.jpg

Video

Një anije e Rojës Bregdetare kineze përplasi një anije filipinase që po mbështeste peshkatarët në Detin e Kinës Jugore. Sipas autoriteteve të Filipineve, incidenti ndodhi rreth 100 kilometra nga ishulli Palawan, brenda zonës ekonomike ekskluzive të vendit. Manila akuzon anijen kineze se e goditi qëllimisht mjetin filipinas. Nga përplasja pati dëme materiale, por nuk raportohen persona të lënduar. Kina jep një version tjetër, duke thënë se anija filipinase nuk iu bind paralajmërimeve dhe kreu manovra që shkaktuan përplasjen. Ngjarja ka shtuar tensionet mes Kinës dhe Filipineve, të cilat prej vitesh kanë mosmarrëveshje për ujërat dhe territoret në Detin e Kinës Jugore.

Tre persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë të mesme në Mindanao, në jug të Filipineve. Ngjarja ndodhi pas pushimit të drekës në Shkollën e Mesme Kombëtare Banga. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar ishte një nxënës 16-vjeçar, i cili hapi zjarr ndaj nxënësve dhe më pas vrau veten. Mes viktimave janë dy nxënës 14-vjeçarë, ndërsa katër prej të plagosurve raportohet se ndodhen në gjendje kritike.

Një anije e Rojës Bregdetare kineze përplasi një anije filipinase që po mbështeste peshkatarët në Detin e Kinës Jugore. Sipas autoriteteve të Filipineve, incidenti ndodhi rreth 100 kilometra nga ishulli Palawan, brenda zonës ekonomike ekskluzive të vendit. Manila akuzon anijen kineze se e goditi qëllimisht mjetin filipinas. Nga përplasja pati dëme materiale, por nuk raportohen persona të lënduar. Kina jep një version tjetër, duke thënë se anija filipinase nuk iu bind paralajmërimeve dhe kreu manovra që shkaktuan përplasjen. Ngjarja ka shtuar tensionet mes Kinës dhe Filipineve, të cilat prej vitesh kanë mosmarrëveshje për ujërat dhe territoret në Detin e Kinës Jugore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme