Një këmbësore rreth 60 vjeçe ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Bradashesh–Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”.
Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi F. Q., 47 vjeç, banues në Papër. Si pasojë e përplasjes, gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe ende nuk është identifikuar.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës.






















