Kronika 22 September 2026, 09:30 Nga VNA

Vlora Hyseni nuk ndodhet në Shqipëri, SPAK firmos “arrest shtëpie” për ish-drejtoreshën e SHISH

Ndaje në Whatsapp
Vlora Hyseni nuk ndodhet në Shqipëri, SPAK firmos “arrest

SPAK firmos masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, e dyshuar për përfshirje në aferën e AKSHI-t. Masa e miratuar me vendim të GJKKO-së nuk është zbatuar, pasi “gruaja e sekreteve” nuk ndodhet në Shqipëri.

Në kuadër të të njëjtit aksion është kontrolluar banesa e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Si Hyseni, ashtu edhe Proda janë akuzuar shpesh për lidhje me Ergys Agasin, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda AKSHI-t.

Agasi u arrestua pak javë më parë në Durrës, pas tetë muajsh në arrati, së bashku me Ulian Shpatarakun, ish-zyrtar policie. Për ta pritet që Apeli i Posaçëm të shpallë vendimin lidhur me masat e sigurisë.

Ndërsa në Francë u arrestua Ermal Beqiri, teksa pilotonte një avion civil mbi një central bërthamor. Ndërkohë, me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” janë edhe ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe ish-zëvendësdrejtoresha Hava Delibashi.

Video

Një zjarr ka rënë në fshatin Shën Pjetër, në zonën e Gjirit të Lalëzit, pranë vijës bregdetare. Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, për arsye sigurie janë evakuuar disa turistë që ndodheshin pranë një hoteli në zonë. Në vendngjarje janë angazhuar një numër i madh efektivësh dhe mjetesh zjarrfikëse nga repartet e Durrësit, Tiranës, Kamzës dhe Shijakut, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Autoritetet amerikane kanë ndaluar pranë brigjeve të Floridës një varkë me 22 emigrantë që dyshohet se po tentonin të hynin ilegalisht në SHBA. Mes tyre ndodheshin 13 shtetas kinezë. Varka u diktua pranë Key Largo, ndërsa më pas ndërhynë agjentët kufitarë dhe Roja Bregdetare amerikane. Gjatë operacionit u ndalua edhe një person i dyshuar si trafikant kuban. Sipas burimeve të cituara nga Fox News, tentativa konsiderohet e pazakontë dhe shumë e rrezikshme, pasi shtetasit kinezë rrallë përdorin rrugët detare të Karaibeve për të hyrë në SHBA.

Lian Yunji, një vajzë vetëm 6 vjeçe nga Kina, ka thyer dy herë brenda tri ditësh rekordin botëror për femra në zgjidhjen e Kubit të Rubikut. Fillimisht, ajo regjistroi një mesatare prej 4.52 sekondash në një garë në Wuhan. Vetëm pak ditë më vonë, në Guangzhou, Lian e përmirësoi rekordin në 4.27 sekonda. Sipas BBC-së, ajo është femra e parë në botë që e zgjidh kubin me një mesatare nën 4.5 sekonda. Vogëlushja nga provinca Sichuan ka mësuar mbi 1,300 algoritme për zgjidhjen e tij. Gjatë vitit të fundit, ajo është stërvitur intensivisht nga dy deri në tri orë çdo ditë.

Pyetje që doktori ka 35 vjet që i dëgjon dhe 35 vjet që premton se do t’i zgjidhë sapo të marrë pushtetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme