Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, dyshohet për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Nxjerrje e sekretit”. Ndaj saj është miratuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, por nuk është ekzekutuar pasi ajo ndodhet në Baku. Ajo dyshohet për lidhje me Ergys Agasin, kreun e dyshuar të një grupi kriminal që vepronte brenda AKSHI-t.






















