Kronika 22 September 2026, 13:49 Nga VNA

Tabaku kërkon protagonizëm edhe në shtëpinë e Zotit, prifti nuk i jep “bekimin”: Këtu nuk bëhet politikë

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Sep 22, 2026, 01_48_40 PM.png

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, duket se nuk ka dashur ta lërë politikën jashtë as gjatë vizitës në Manastirin e Zvërnecit, ku ndodhej së bashku me deputetë shqiptarë dhe eurodeputetë.

Të pritur nga prifti i Kishës së Shën Mërisë, Atë Jan Tereziu, të pranishmit u njohën me historinë e Manastirit dhe ambientet e tij. Por vizita mori një tjetër drejtim kur Tabaku vendosi të hapte çështjen e investimeve të parashikuara në zonën e Zvërnecit, duke deklaruar se pikërisht për këtë temë kishte mbërritur aty së bashku me kolegët e Parlamentit Europian.

“Ky është një vend i Zotit. Ky është mbajtur dhe ruajtur nga Zoti edhe në kohë të vështira të komunizmit. Tani debatin për këtë investimin besoj se e keni ndjekur, sepse ne për atë punë kemi ardhur me kolegët e Parlamentit Europian”, u shpreh Tabaku.

Tentativa për ta zhvendosur diskutimin nga historia e Manastirit tek debati politik nuk kaloi pa reagim. Një prej të pranishmëve ndërhyri duke i kujtuar deputetes se “nuk bëhet politikë brenda kishës”.

Tabaku këmbënguli se nuk po bënte politikë, por vetëm po drejtonte një pyetje, duke kërkuar të dinte nëse përfaqësuesit e Kishës ishin konsultuar për investimin, për shkak të afërsisë së tij me zonën.

Përgjigjja e Atë Jan Tereziut ishte e qartë dhe nuk la shumë hapësirë për vijimin e debatit.

“Dua të të falënderoj për pyetjen, por brenda ambienteve të kishës, sidomos në mënyrë absolute, por edhe jashtë në Manastir, të tilla muhabete nuk bëhen”, tha ai.

Kështu, përpjekja e Tabakut për protagonizëm politik edhe brenda shtëpisë së Zotit nuk mori “bekimin” e priftit. Ndoshta ky episod do t’i shërbejë deputetes së PD-së si një kujtesë se retorika e zakonshme politike para kamerave që e shoqërojnë thuajse kudo, nuk mund të përdoret vend e pa vend.

Video

Një zjarr ka rënë në fshatin Shën Pjetër, në zonën e Gjirit të Lalëzit, pranë vijës bregdetare. Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, për arsye sigurie janë evakuuar disa turistë që ndodheshin pranë një hoteli në zonë. Në vendngjarje janë angazhuar një numër i madh efektivësh dhe mjetesh zjarrfikëse nga repartet e Durrësit, Tiranës, Kamzës dhe Shijakut, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Autoritetet amerikane kanë ndaluar pranë brigjeve të Floridës një varkë me 22 emigrantë që dyshohet se po tentonin të hynin ilegalisht në SHBA. Mes tyre ndodheshin 13 shtetas kinezë. Varka u diktua pranë Key Largo, ndërsa më pas ndërhynë agjentët kufitarë dhe Roja Bregdetare amerikane. Gjatë operacionit u ndalua edhe një person i dyshuar si trafikant kuban. Sipas burimeve të cituara nga Fox News, tentativa konsiderohet e pazakontë dhe shumë e rrezikshme, pasi shtetasit kinezë rrallë përdorin rrugët detare të Karaibeve për të hyrë në SHBA.

Lian Yunji, një vajzë vetëm 6 vjeçe nga Kina, ka thyer dy herë brenda tri ditësh rekordin botëror për femra në zgjidhjen e Kubit të Rubikut. Fillimisht, ajo regjistroi një mesatare prej 4.52 sekondash në një garë në Wuhan. Vetëm pak ditë më vonë, në Guangzhou, Lian e përmirësoi rekordin në 4.27 sekonda. Sipas BBC-së, ajo është femra e parë në botë që e zgjidh kubin me një mesatare nën 4.5 sekonda. Vogëlushja nga provinca Sichuan ka mësuar mbi 1,300 algoritme për zgjidhjen e tij. Gjatë vitit të fundit, ajo është stërvitur intensivisht nga dy deri në tri orë çdo ditë.

Pyetje që doktori ka 35 vjet që i dëgjon dhe 35 vjet që premton se do t’i zgjidhë sapo të marrë pushtetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme