Bota 23 September 2026, 22:19 Nga VNA

Vritet 36-vjeçari shqiptar në Itali/ Pronari telefonoi policinë pas të shtënave: “Hyri të vidhte, qëllova nga frika”

Ndaje në Whatsapp
Vritet 36-vjeçari shqiptar në Itali/ Pronari telefonoi policinë

Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos në Itali, ku një 36-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gjovalin Lasri, humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një tentative të dyshuar për vjedhje në një banesë.

Media italiane Tg1 ka publikuar telefonatën që pronari i banesës, 35-vjeçari Roberto Mollo, bëri në numrin e emergjencës 112 menjëherë pas ngjarjes.

“Mirëmbrëma, jam Roberto Mollo. Kam pasur hajdutë në shtëpi, unë u mbrojta… njëri ka vdekur”, dëgjohet të thotë ai në fillim të telefonatës.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, 20 shtator. Sipas të dhënave të deritanishme të hetimit, Mollo, i cili punon si shofer kamioni, dyshohet se qëlloi disa herë me armë zjarri pasi konstatoi praninë e disa personave në pronën ku jetonte, e cila ndodhej në rikonstruksion.

Sipas raportimeve të mediave italiane, në vendngjarje janë evidentuar 13 të shtëna, ndërsa një prej plumbave goditi 36-vjeçarin shqiptar, i cili humbi jetën.

Në telefonatën me shërbimet e emergjencës, Mollo shfaqet i tronditur dhe pretendon se kishte vepruar nga frika.

“Kam pasur frikë, jam i dëshpëruar. Po më silleshin nëpër shtëpi”, dëgjohet të thotë 35-vjeçari.

Komunikimi më pas kalon te karabinierët. Mollo i informon se ishte i armatosur dhe se kishte hapur zjarr.

“Unë jam i armatosur, u mbrojta. Tani është një person në tokë, nuk e di nëse ka vdekur”, deklaroi ai. I pyetur nëse kishte qëlluar, 35-vjeçari u përgjigj: “Po, i qëllova”.

Ai pretendoi gjithashtu se personi ishte i maskuar dhe ndodhej në oborrin e banesës në momentin kur ai qëlloi.

Çfarë u gjet pranë viktimës

Sipas autoriteteve italiane, Gjovalin Lasri u gjet pranë daljes së oborrit. Raportohet se ai kishte një kapuç, doreza dhe një elektrik dore, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një kaçavidë.

Mediat italiane raportojnë se 36-vjeçari kishte me vete edhe rreth 2 mijë euro, ndërsa hetuesit po verifikojnë origjinën e parave dhe nëse ato mund të lidhen me episode të tjera vjedhjesh.

Një nga pistat që po shqyrtohet është se personat e përfshirë mund të kenë qenë pjesë e një grupi që lëvizte në zona të ndryshme për të kryer disa vjedhje brenda së njëjtës natë. Kjo mbetet pjesë e hetimit dhe ende nuk është përcaktuar përfundimisht dinamika e plotë e ngjarjes.

Autoritetet italiane po punojnë gjithashtu për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë së bashku me 36-vjeçarin.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi rrethanat në të cilat Roberto Mollo hapi zjarr, pozicionin e personave në momentin e të shtënave dhe nëse reagimi i tij plotëson kushtet ligjore të vetëmbrojtjes.

Video

Momente frike janë regjistruar gjatë një eventi me dema dhe kuaj në Murcia të Spanjës, pasi një dem me peshë rreth 508 kilogramë arriti të kalonte barrierën mbrojtëse. Demi përfundoi në korridorin e sigurisë, duke shkaktuar panik mes personave që ndodheshin pranë arenës. Ngjarja ndodhi gjatë aktivitetit përmbyllës të një panairi lokal. Pavarësisht situatës së rrezikshme, nuk u raportua asnjë person i plagosur.

Arrestohet në Rusi Shpëtim “Salvatore” Aliu, 51-vjeçari i kërkuar nga SPAK dhe i dyshuar si një nga figurat kyçe të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Sipas SPAK, Aliu dyshohet se siguronte dhe organizonte ngarkesa kokaine nga Amerika Latine drejt Europës, duke bashkëpunuar me disa grupe kriminale shqiptare. Në dosje përmenden lidhje me grupet e drejtuara nga Dritan Gjika, Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, Armando Pacani, Jetmir Pepa dhe Sokol Bibaj. Hetimet lidhen me 5 episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, ndërsa komunikimet në SKY ECC kanë qenë një nga elementët kryesorë të hetimit. SPAK e akuzon Aliun për trafik narkotikësh, pastrim të produkteve të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale. Pas arrestimit në Rusi, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

3.2 milionë euro të fshehura në muret e një banese në Itali! Pamjet e publikuara nga autoritetet italiane tregojnë momentin kur karabinierët çajnë muret e banesës dhe nxjerrin shuma të mëdha parash, të fshehura në hapësira të posaçme. Gjatë operacionit në Caivano, pranë Napolit, u sekuestruan rreth 3.2 milionë euro, kryesisht në kartëmonedha 50-euroshe, si edhe 11 orë luksoze me vlerë mbi 127 mijë euro. Operacioni ishte pjesë e një aksioni të gjerë kundër krimit të organizuar në zonën e Napolit.

Protestuesit i zënë rrugën Zegjinesë, shpërthen deputetja: “Po ulni figurën e një femre!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme