Bota 23 September 2026, 10:14 Nga VNA

Macron kundërshton Trumpin në OKB: “Paqja e shpallur në Gaza nuk ka hapur rrugët humanitare”

Ndaje në Whatsapp
Macron kundërshton Trumpin në OKB: “Paqja e shpallur në

Presidenti francez Emmanuel Macron kundërshtoi pretendimin e homologut amerikan Donald Trump se lufta në Gaza ka përfunduar falë planit të tij të paqes. Duke folur të martën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Macron tha se marrëveshja e shpallur nuk ka sjellë hapjen e rrugëve për ndihmat humanitare. 

“Disa mburren me një paqe të supozuar. Por kjo paqe nuk i ka rihapur për asnjë çast rrugët humanitare”, u shpreh ai, duke pyetur nëse bota duhet të qëndrojë duarkryq përballë një situate që, sipas tij, “duhet të na turpërojë të gjithëve”. Fjalimi i Macron erdhi disa orë pasi Trump kishte deklaruar nga e njëjta foltore se administrata e tij i kishte dhënë fund luftës në Gaza. 

Macron rikujtoi njohjen e shtetit palestinez nga Franca një vit më parë dhe mbrojti sërish zgjidhjen me dy shtete. Ai kritikoi edhe shkeljet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor, duke theksuar se respektimi i të drejtave të tyre lidhet edhe me sigurinë afatgjatë të Izraelit. 

Shtëpia e Bardhë, përmes zëdhënëses Anna Kelly, mbrojti qëndrimin e Trumpit, duke thënë se presidenti amerikan i dha fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit dhe po udhëheq zbatimin e planit të tij prej 20 pikash për Gazën.

Video

Momente frike janë regjistruar gjatë një eventi me dema dhe kuaj në Murcia të Spanjës, pasi një dem me peshë rreth 508 kilogramë arriti të kalonte barrierën mbrojtëse. Demi përfundoi në korridorin e sigurisë, duke shkaktuar panik mes personave që ndodheshin pranë arenës. Ngjarja ndodhi gjatë aktivitetit përmbyllës të një panairi lokal. Pavarësisht situatës së rrezikshme, nuk u raportua asnjë person i plagosur.

Arrestohet në Rusi Shpëtim “Salvatore” Aliu, 51-vjeçari i kërkuar nga SPAK dhe i dyshuar si një nga figurat kyçe të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Sipas SPAK, Aliu dyshohet se siguronte dhe organizonte ngarkesa kokaine nga Amerika Latine drejt Europës, duke bashkëpunuar me disa grupe kriminale shqiptare. Në dosje përmenden lidhje me grupet e drejtuara nga Dritan Gjika, Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, Armando Pacani, Jetmir Pepa dhe Sokol Bibaj. Hetimet lidhen me 5 episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, ndërsa komunikimet në SKY ECC kanë qenë një nga elementët kryesorë të hetimit. SPAK e akuzon Aliun për trafik narkotikësh, pastrim të produkteve të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale. Pas arrestimit në Rusi, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

3.2 milionë euro të fshehura në muret e një banese në Itali! Pamjet e publikuara nga autoritetet italiane tregojnë momentin kur karabinierët çajnë muret e banesës dhe nxjerrin shuma të mëdha parash, të fshehura në hapësira të posaçme. Gjatë operacionit në Caivano, pranë Napolit, u sekuestruan rreth 3.2 milionë euro, kryesisht në kartëmonedha 50-euroshe, si edhe 11 orë luksoze me vlerë mbi 127 mijë euro. Operacioni ishte pjesë e një aksioni të gjerë kundër krimit të organizuar në zonën e Napolit.

Protestuesit i zënë rrugën Zegjinesë, shpërthen deputetja: “Po ulni figurën e një femre!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme