Bota 23 September 2026, 21:52 Nga VNA

Meloni mungon në Asamblenë e OKB-së, pikëpyetje mbi raportet me Trumpin

Ndaje në Whatsapp
Meloni mungon në Asamblenë e OKB-së, pikëpyetje mbi raportet

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk mori pjesë në debatin e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, një mungesë që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet e këtij vendimi.

Sipas raportimeve mediatike, Meloni e ka argumentuar vendimin me një axhendë të ngjeshur dhe me nevojën për t’u rikthyer në Itali për të trajtuar disa çështje të rëndësishme të qeverisë.

Kryeministrja italiane mësohet se ka marrë pjesë në gjashtë samite ndërkombëtare brenda rreth tre javësh e gjysmë, ndërsa këtë herë ka zgjedhur të mos udhëtojë drejt Nju Jorkut për punimet e Asamblesë së Përgjithshme.

Italia, megjithatë, vijon të përfaqësohet në aktivitetet e OKB-së. Ministri i Jashtëm Antonio Tajani ka theksuar rëndësinë që Roma i kushton Kombeve të Bashkuara dhe rolit të organizatës në përpjekjet ndërkombëtare për paqen.

“Ne besojmë se Kombet e Bashkuara janë instrumenti bazë për arritjen e paqes kudo. Në të vërtetë, ne duam një rol më të fortë për Kombet e Bashkuara”, është shprehur Tajani.

Mungesa e Melonit dhe raportet me Trumpin

Pavarësisht shpjegimit zyrtar për axhendën e ngjeshur, mungesa e Melonit ka nxitur spekulime në disa media se vendimi mund të lidhet edhe me raportet e saj me presidentin amerikan Donald Trump.

Mes dy liderëve janë raportuar mosmarrëveshje gjatë muajve të fundit për disa çështje të politikës ndërkombëtare, përfshirë qëndrimet ndaj Iranit dhe mënyrën e menaxhimit të disa çështjeve të sigurisë.

Në këtë kontekst, mungesa e Melonit në Nju Jork është interpretuar nga disa si një mënyrë për të shmangur një takim të drejtpërdrejtë me presidentin amerikan.

Megjithatë, nuk ka një konfirmim zyrtar se vendimi i kryeministres italiane për të mos marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së lidhet me Donald Trumpin. Shpjegimi i bërë publik mbetet axhenda e ngjeshur dhe angazhimet e saj në Itali.

Përplasjet mes dy liderëve

Raportet mes Melonit dhe Trumpit kanë qenë objekt vëmendjeje pas disa deklaratave publike dhe qëndrimeve të ndryshme për çështje ndërkombëtare.

Sipas raportimeve, tensionet u shtuan pas mosmarrëveshjeve për politikën ndaj Iranit, ndërsa në media kanë qarkulluar edhe deklarata të forta që dy liderët dyshohet se kanë shkëmbyer ndaj njëri-tjetrit.

Meloni është paraqitur tradicionalisht si një prej liderëve europianë me kanale të hapura komunikimi me administratën amerikane, ndaj çdo shenjë ftohjeje në raportet mes Romës dhe Uashingtonit tërheq vëmendje të veçantë.

Video

Momente frike janë regjistruar gjatë një eventi me dema dhe kuaj në Murcia të Spanjës, pasi një dem me peshë rreth 508 kilogramë arriti të kalonte barrierën mbrojtëse. Demi përfundoi në korridorin e sigurisë, duke shkaktuar panik mes personave që ndodheshin pranë arenës. Ngjarja ndodhi gjatë aktivitetit përmbyllës të një panairi lokal. Pavarësisht situatës së rrezikshme, nuk u raportua asnjë person i plagosur.

Arrestohet në Rusi Shpëtim “Salvatore” Aliu, 51-vjeçari i kërkuar nga SPAK dhe i dyshuar si një nga figurat kyçe të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Sipas SPAK, Aliu dyshohet se siguronte dhe organizonte ngarkesa kokaine nga Amerika Latine drejt Europës, duke bashkëpunuar me disa grupe kriminale shqiptare. Në dosje përmenden lidhje me grupet e drejtuara nga Dritan Gjika, Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, Armando Pacani, Jetmir Pepa dhe Sokol Bibaj. Hetimet lidhen me 5 episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, ndërsa komunikimet në SKY ECC kanë qenë një nga elementët kryesorë të hetimit. SPAK e akuzon Aliun për trafik narkotikësh, pastrim të produkteve të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale. Pas arrestimit në Rusi, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

3.2 milionë euro të fshehura në muret e një banese në Itali! Pamjet e publikuara nga autoritetet italiane tregojnë momentin kur karabinierët çajnë muret e banesës dhe nxjerrin shuma të mëdha parash, të fshehura në hapësira të posaçme. Gjatë operacionit në Caivano, pranë Napolit, u sekuestruan rreth 3.2 milionë euro, kryesisht në kartëmonedha 50-euroshe, si edhe 11 orë luksoze me vlerë mbi 127 mijë euro. Operacioni ishte pjesë e një aksioni të gjerë kundër krimit të organizuar në zonën e Napolit.

Protestuesit i zënë rrugën Zegjinesë, shpërthen deputetja: “Po ulni figurën e një femre!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme