Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka kundërshtuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili një ditë më parë e cilësoi Iranin si sponsorin numër një të terrorizmit.
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Pezeshkian deklaroi se Irani nuk është autor i terrorizmit, por sipas tij, viktimë e tij.
“Trump tha se ne jemi terroristë. Ne nuk jemi terroristë, ne jemi viktima të terrorizmit”, tha presidenti iranian.
Pezeshkian iu referua gjithashtu sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit, duke pretenduar se lideri i vendit ishte vrarë “pa asnjë justifikim”. Ai akuzoi Izraelin për sulme ndaj zonave të banuara në qytete dhe provinca të ndryshme të Iranit, si dhe për vrasje të synuara, duke i cilësuar këto veprime si “terroriste”.
“Populli i Iranit e ka mbrojtur vendin e tij gjatë shtatë muajve të fundit”, deklaroi Pezeshkian në fjalimin e tij.
Deklaratat e presidentit iranian erdhën një ditë pasi Trump përdori podiumin e OKB-së për të kritikuar ashpër Teheranin dhe për ta përshkruar Iranin si “sponsorin numër një të terrorizmit”.






















