Bota 22 September 2026, 18:30 Nga VNA

Shtëpia e Bardhë hap “Trump TV”, kanali 24 orë nis transmetimin pas përplasjes me CNN, MS NOW dhe Politico

Ndaje në Whatsapp
Shtëpia e Bardhë hap “Trump TV”, kanali 24 orë nis

Shtëpia e Bardhë ka lançuar një kanal të ri televiziv online që transmeton 24 orë në ditë, të quajtur “Trump TV: The Essentials Station”, në një kohë kur përplasja e administratës së Donald Trump me mediat amerikane ka hyrë në një fazë të re.

Shërbimi nisi transmetimin të hënën, më 21 shtator, në orën 19:00 sipas kohës së bregut lindor të SHBA-së. Shtëpia e Bardhë e prezanton atë si një mënyrë për të ndjekur në një vend të vetëm fjalimet, njoftimet dhe momentet kryesore të administratës Trump.

Transmetimi i parë përfshiu një fjalim të presidentit Trump në Mount Rushmore. Zëvendës-asistenti i presidentit, Kaelan Dorr, e përshkroi kanalin në rrjetin X si një transmetim të momenteve më të rëndësishme të administratës, “pa filtra”.

Lansimi i “Trump TV” vjen vetëm pak ditë pasi Trump ndaloi hyrjen në Shtëpinë e Bardhë për gazetarët e CNN, MS NOW dhe Politico. Presidenti amerikan i ka akuzuar këto media për raportime të rreme dhe negative ndaj administratës së tij.

Të hënën, të tre organizatat mediatike ngritën një padi në gjykatën federale kundër administratës Trump. CNN, MS NOW dhe Politico argumentojnë se vendimi për t’u hequr aksesin në Shtëpinë e Bardhë shkel të drejtat e tyre të garantuara nga Amendamenti i Parë dhe kërkojnë rikthimin e aksesit.

Përplasja ka prekur edhe mënyrën tradicionale të mbulimit televiziv të presidentit amerikan. Pas ndalimit të CNN-it, rrjetet e tjera të mëdha televizive vendosën të pezullojnë pjesëmarrjen në sistemin e përbashkët të transmetimit të aktiviteteve presidenciale, në vend që të zëvendësonin CNN-in në detyrat e tij.

Ky sistem, i njohur si “press pool”, mundëson që rrjetet televizive të ndajnë mes tyre pamjet e aktiviteteve të presidentit dhe t’ua shpërndajnë ato edhe organizatave të tjera mediatike. Kriza e ditëve të fundit ka bërë që disa aktivitete të Trumpit të mbulohen drejtpërdrejt nga vetë Shtëpia e Bardhë, përfshirë transmetimet e publikuara në kanalet zyrtare të administratës.

Në këtë klimë, krijimi i “Trump TV” ka shkaktuar reagime të forta nga kritikë dhe organizata të medias. Disa e kanë përshkruar shërbimin si një formë të medias së kontrolluar nga qeveria, ndërsa administrata Trump e paraqet atë si një kanal të drejtpërdrejtë për publikun, përmes të cilit mund të shihen aktivitetet dhe deklaratat e presidentit pa ndërmjetësimin e mediave tradicionale.

Video

Një zjarr ka rënë në fshatin Shën Pjetër, në zonën e Gjirit të Lalëzit, pranë vijës bregdetare. Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, për arsye sigurie janë evakuuar disa turistë që ndodheshin pranë një hoteli në zonë. Në vendngjarje janë angazhuar një numër i madh efektivësh dhe mjetesh zjarrfikëse nga repartet e Durrësit, Tiranës, Kamzës dhe Shijakut, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Autoritetet amerikane kanë ndaluar pranë brigjeve të Floridës një varkë me 22 emigrantë që dyshohet se po tentonin të hynin ilegalisht në SHBA. Mes tyre ndodheshin 13 shtetas kinezë. Varka u diktua pranë Key Largo, ndërsa më pas ndërhynë agjentët kufitarë dhe Roja Bregdetare amerikane. Gjatë operacionit u ndalua edhe një person i dyshuar si trafikant kuban. Sipas burimeve të cituara nga Fox News, tentativa konsiderohet e pazakontë dhe shumë e rrezikshme, pasi shtetasit kinezë rrallë përdorin rrugët detare të Karaibeve për të hyrë në SHBA.

Lian Yunji, një vajzë vetëm 6 vjeçe nga Kina, ka thyer dy herë brenda tri ditësh rekordin botëror për femra në zgjidhjen e Kubit të Rubikut. Fillimisht, ajo regjistroi një mesatare prej 4.52 sekondash në një garë në Wuhan. Vetëm pak ditë më vonë, në Guangzhou, Lian e përmirësoi rekordin në 4.27 sekonda. Sipas BBC-së, ajo është femra e parë në botë që e zgjidh kubin me një mesatare nën 4.5 sekonda. Vogëlushja nga provinca Sichuan ka mësuar mbi 1,300 algoritme për zgjidhjen e tij. Gjatë vitit të fundit, ajo është stërvitur intensivisht nga dy deri në tri orë çdo ditë.

Pyetje që doktori ka 35 vjet që i dëgjon dhe 35 vjet që premton se do t’i zgjidhë sapo të marrë pushtetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme