Bota 22 September 2026, 16:40 Nga VNA

Netanyahu sulmon kryebashkiakun e Nju Jorkut para fjalimit në OKB: “Turp për ty, Mamdani”

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-09-22 at 4.39.48 PM.jpeg

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ashpërsuar tonet ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, vetëm pak para udhëtimit të tij drejt qytetit, ku pritet të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një video të publikuar në platformën X, Netanyahu e akuzoi Mamdanin se mbështet Hamasin dhe se, me qëndrimet e tij publike kundër qeverisë izraelite, ka nxitur tensione ndaj komunitetit hebre në Nju Jork.

“Turp për ty, zoti Mamdani”, tha Netanyahu në mesazhin e tij, duke shtuar: “Turp për ty që mbështet përbindëshat terroristë të Hamasit që masakruan popullin tonë. Turp për ty që nxit trazira kundër hebrenjve të Nju Jorkut”.

Sipas Reuters dhe AP, përplasja vjen në një moment kur Mamdani ka përsëritur qëndrimin se Netanyahu duhet të arrestohet gjatë vizitës së tij në Nju Jork, duke iu referuar urdhërarrestit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare ndaj kryeministrit izraelit për akuzat lidhur me luftën në Gaza. Megjithatë, Mamdani ka pranuar më herët se autoritetet e qytetit nuk kanë kompetencë ligjore për ta kryer një arrestim të tillë.

Netanyahu tha se në OKB do të mbrojë veprimet ushtarake të Izraelit dhe do t’u përgjigjet akuzave të ngritura ndaj tij.

“Do të vij në OKB. Do të them të vërtetën për ushtarët tanë heroikë. Dhe do të them të vërtetën për ty”, deklaroi kryeministri izraelit.

Netanyahu pritet t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të enjten, në një klimë të tensionuar ndërkombëtare, ku lufta në Gaza dhe kritikat ndaj Izraelit pritet të jenë ndër temat kryesore të debatit.

Video

Një zjarr ka rënë në fshatin Shën Pjetër, në zonën e Gjirit të Lalëzit, pranë vijës bregdetare. Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, për arsye sigurie janë evakuuar disa turistë që ndodheshin pranë një hoteli në zonë. Në vendngjarje janë angazhuar një numër i madh efektivësh dhe mjetesh zjarrfikëse nga repartet e Durrësit, Tiranës, Kamzës dhe Shijakut, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Autoritetet amerikane kanë ndaluar pranë brigjeve të Floridës një varkë me 22 emigrantë që dyshohet se po tentonin të hynin ilegalisht në SHBA. Mes tyre ndodheshin 13 shtetas kinezë. Varka u diktua pranë Key Largo, ndërsa më pas ndërhynë agjentët kufitarë dhe Roja Bregdetare amerikane. Gjatë operacionit u ndalua edhe një person i dyshuar si trafikant kuban. Sipas burimeve të cituara nga Fox News, tentativa konsiderohet e pazakontë dhe shumë e rrezikshme, pasi shtetasit kinezë rrallë përdorin rrugët detare të Karaibeve për të hyrë në SHBA.

Lian Yunji, një vajzë vetëm 6 vjeçe nga Kina, ka thyer dy herë brenda tri ditësh rekordin botëror për femra në zgjidhjen e Kubit të Rubikut. Fillimisht, ajo regjistroi një mesatare prej 4.52 sekondash në një garë në Wuhan. Vetëm pak ditë më vonë, në Guangzhou, Lian e përmirësoi rekordin në 4.27 sekonda. Sipas BBC-së, ajo është femra e parë në botë që e zgjidh kubin me një mesatare nën 4.5 sekonda. Vogëlushja nga provinca Sichuan ka mësuar mbi 1,300 algoritme për zgjidhjen e tij. Gjatë vitit të fundit, ajo është stërvitur intensivisht nga dy deri në tri orë çdo ditë.

Pyetje që doktori ka 35 vjet që i dëgjon dhe 35 vjet që premton se do t’i zgjidhë sapo të marrë pushtetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme