Politika 23 September 2026, 14:01 Nga VNA

Berisha për komunikimet Hyseni-Agasi: Rama kërkon ta paraqesë si aferë dashurie, vendimet merreshin me porosi të tij

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvdfvd.jpg

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të komunikimeve mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit, duke ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Berisha pretendoi se Rama po përpiqet që raportin mes Hysenit dhe Agasit ta paraqesë si një çështje personale, ndërsa sipas tij, problematika shkon përtej natyrës së marrëdhënies mes tyre.

Berisha deklaroi se vendimet dhe veprimet e Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit janë ndërmarrë me dijeninë dhe porosinë e kryeministrit. Për këtë pretendim, ai iu referua edhe komunikimeve të bëra publike, ku përmenden takime dhe porosi që lidhen me zyrtarë të lartë.

Kreu i PD-së solli në vëmendje një prej komunikimeve ku përmendet edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, duke pretenduar se kjo tregon se çështja nuk kufizohet vetëm te raporti Hyseni-Agasi.

Deklaratat e Berishës vijnë në një kohë kur komunikimet e Hysenit me Agasin janë vendosur në qendër të vëmendjes pas zhvillimeve të fundit të hetimit të SPAK.

Lexo gjithashtu

Video

Momente frike janë regjistruar gjatë një eventi me dema dhe kuaj në Murcia të Spanjës, pasi një dem me peshë rreth 508 kilogramë arriti të kalonte barrierën mbrojtëse. Demi përfundoi në korridorin e sigurisë, duke shkaktuar panik mes personave që ndodheshin pranë arenës. Ngjarja ndodhi gjatë aktivitetit përmbyllës të një panairi lokal. Pavarësisht situatës së rrezikshme, nuk u raportua asnjë person i plagosur.

Arrestohet në Rusi Shpëtim “Salvatore” Aliu, 51-vjeçari i kërkuar nga SPAK dhe i dyshuar si një nga figurat kyçe të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Sipas SPAK, Aliu dyshohet se siguronte dhe organizonte ngarkesa kokaine nga Amerika Latine drejt Europës, duke bashkëpunuar me disa grupe kriminale shqiptare. Në dosje përmenden lidhje me grupet e drejtuara nga Dritan Gjika, Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, Armando Pacani, Jetmir Pepa dhe Sokol Bibaj. Hetimet lidhen me 5 episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, ndërsa komunikimet në SKY ECC kanë qenë një nga elementët kryesorë të hetimit. SPAK e akuzon Aliun për trafik narkotikësh, pastrim të produkteve të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale. Pas arrestimit në Rusi, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

3.2 milionë euro të fshehura në muret e një banese në Itali! Pamjet e publikuara nga autoritetet italiane tregojnë momentin kur karabinierët çajnë muret e banesës dhe nxjerrin shuma të mëdha parash, të fshehura në hapësira të posaçme. Gjatë operacionit në Caivano, pranë Napolit, u sekuestruan rreth 3.2 milionë euro, kryesisht në kartëmonedha 50-euroshe, si edhe 11 orë luksoze me vlerë mbi 127 mijë euro. Operacioni ishte pjesë e një aksioni të gjerë kundër krimit të organizuar në zonën e Napolit.

Protestuesit i zënë rrugën Zegjinesë, shpërthen deputetja: “Po ulni figurën e një femre!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme