Politika 23 September 2026, 11:32 Nga VNA

Arrestimi i Vlora Hysenit “merr peng” reformën territoriale. PD: Bajrami të mbledhë Këshillin e Sigurisë. PS: Janë ngjarje normale

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i Vlora Hysenit “merr peng” reformën territoriale.

Debatet e ashpra politike kanë përfshirë Komisionin e Ligjeve gjatë nisjes së shqyrtimit të hartës së re territoriale. Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve dhe fokusimin e Parlamentit te situata e sigurisë kombëtare, pas lajmeve për arrestimin nga SPAK të drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, për lidhje me krimin e organizuar.

Ndonëse opozita e cilësoi ngjarjen si “rënie të shtetit” dhe depërtim të mafies në strukturat më të larta shtetërore, shumica socialiste e ka kaluar situatën si një procedurë normale institucionalizimi në një shtet demokratik.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi kërkoi që skandali i djeshëm të ishte rend dite në çdo komision dhe në seancë plenare.

“Rend dite sot, në çdo komision, në seancë plenare, është skandali i djeshëm. Kjo reforma që i sillni shqiptarëve për t’ia nxirë jetën, ka për sfond skandalin ku kreu i SHISH arrestohet nga SPAK për lidhje me krimin e organizuar. Ky shtet është i krimjur nga koka te këmbët, ky Kuvend diskuton për seksin e engjëjve… Ajo është një lungë e sistemit që është i infektuar në të gjitha qelizat e veta, me një emër infeksioni: Edi Rama”, tha Bylykbashi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e shumicës socialiste e cilësuan zhvillimin si pjesë të funksionimit normal të institucioneve. Ulsi Manja u shpreh shkurt se bëhet fjalë për “veprimtari normale të institucioneve në një shtet demokratik”.

Debati u ashpërsua edhe më tej me ndërhyrjen e deputetit Saimir Korreshi, i cili kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nga Presidenti Bajram Begaj.

“Mendova se kishte ardhur Bajromi për të mbledhur Këshillin e Sigurisë, se ka rënë shteti, kanë rënë siguresat të gjitha. Ne vazhdojmë sikur këtu s’ka ndodhur asgjë, do bëjmë kooperativa të tipit lart apo të mesëm… Ky Kuvend a ka ndonjëherë prioritete kur bie siguria kombëtare? Sot kush e ruan shtetin tonë? Bajromi dini gjë ku është?”, tha Korreshi.

Edhe Tedi Blushi e cilësoi situatën si rënie të arkitekturës së shtetit dhe të sigurisë kombëtare.

“Jemi në kushtet kur arkitektura e shtetit ka rënë, ku siguria kombëtare ka rënë, s’besoj se ka prioritet më të madh për një Komision Ligjesh sesa të mbajë një qëndrim lidhur me një çështje e cila cenon Kushtetutën dhe sigurinë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s. Sot Shqipëria është pa SHISH, se u faktua që ky shërbim kontrollohej nga krimi e mafia”, tha Blushi.

Pavarësisht kërkesave të opozitës për të ndalur diskutimin mbi reformën territoriale dhe për ta zhvendosur vëmendjen te siguria kombëtare, shumica vijoi me qëndrimin se institucionet po funksionojnë normalisht.

Lexo gjithashtu

Video

Momente frike janë regjistruar gjatë një eventi me dema dhe kuaj në Murcia të Spanjës, pasi një dem me peshë rreth 508 kilogramë arriti të kalonte barrierën mbrojtëse. Demi përfundoi në korridorin e sigurisë, duke shkaktuar panik mes personave që ndodheshin pranë arenës. Ngjarja ndodhi gjatë aktivitetit përmbyllës të një panairi lokal. Pavarësisht situatës së rrezikshme, nuk u raportua asnjë person i plagosur.

Arrestohet në Rusi Shpëtim “Salvatore” Aliu, 51-vjeçari i kërkuar nga SPAK dhe i dyshuar si një nga figurat kyçe të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Sipas SPAK, Aliu dyshohet se siguronte dhe organizonte ngarkesa kokaine nga Amerika Latine drejt Europës, duke bashkëpunuar me disa grupe kriminale shqiptare. Në dosje përmenden lidhje me grupet e drejtuara nga Dritan Gjika, Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, Armando Pacani, Jetmir Pepa dhe Sokol Bibaj. Hetimet lidhen me 5 episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, ndërsa komunikimet në SKY ECC kanë qenë një nga elementët kryesorë të hetimit. SPAK e akuzon Aliun për trafik narkotikësh, pastrim të produkteve të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale. Pas arrestimit në Rusi, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

3.2 milionë euro të fshehura në muret e një banese në Itali! Pamjet e publikuara nga autoritetet italiane tregojnë momentin kur karabinierët çajnë muret e banesës dhe nxjerrin shuma të mëdha parash, të fshehura në hapësira të posaçme. Gjatë operacionit në Caivano, pranë Napolit, u sekuestruan rreth 3.2 milionë euro, kryesisht në kartëmonedha 50-euroshe, si edhe 11 orë luksoze me vlerë mbi 127 mijë euro. Operacioni ishte pjesë e një aksioni të gjerë kundër krimit të organizuar në zonën e Napolit.

Protestuesit i zënë rrugën Zegjinesë, shpërthen deputetja: “Po ulni figurën e një femre!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme