Politika 23 September 2026, 11:18 Nga VNA

Marjana Koçeku njofton se krimi po kap Universitetin e Shkodrës: për llogari të kujt po punon rektorja Dragusha?

Ndaje në Whatsapp
Marjana Koçeku njofton se krimi po kap Universitetin e Shkodrës:

Vendimi i fundit i Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për të hequr dëshminë e penalitetit nga kriteret e kandidimit për Bordin e Administrimit ka nxitur reagime publike. Ish-deputetja e Partisë Socialiste, tashmë deputete e pavarur, Marjana Koçeku, ka denoncuar publikisht këtë lëvizje, duke ngritur supozime të rënda për kapjen e institucionit nga persona me precedentë penalë.

Koçeku vuri në dukje absurditetin e këtij standardi të dyfishtë që po aplikohet në administratën publike në krahasim me arsimin e lartë. “Për me u ba sportelist në bashki, të kërkojnë dëshminë e penalitetit. Kurse me u ulë në Bordin e Universitetit të Shkodrës… prej ditës së Hanë, me 21 shtator, ajo dëshmi penaliteti nuk duhet ma.”

Sipas saj, ndryshimi i rregullores së brendshme është bërë në mënyrë të menjëhershme dhe pa transparencë publike, duke hequr pikën që garantonte pastërtinë figurës së anëtarëve drejtues.
“Në mbledhjen e fundit të Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës vendosën me e heqë nga kriteret pikën ‘d’, e cila garantonte pastërtinë ligjore të kandidaturave për anëtarë të Bordit të këtij universiteti.”

 “Sipas qëndrimit të rektores, dr. Blerta Dragusha, fakti që nji kandidat mund të ketë qenë i ndjekun penalisht, i dënuem apo i përfshimë në vepra penale, nuk përban ma aspak pengesë për kandidimin dhe zgjedhjen.”

Koçeku thekson se ky vendim cenon drejtpërdrejt integritetin e një prej institucioneve më të rëndësishme arsimore në vend dhe ngre hije të forta dyshimi mbi arsyet e këtij ndryshimi pas një dekade zbatimi.

 “Nji rregull që ka ndejtë dhjetë vjet nuk hiqet rastësisht, nji të hane në mëngjes, pa media në sallë. Kjo asht nji çështje që prek drejtpërdrejt standardin moral dhe institucional të universitetit.”

Deputetja e pavarur ka kërkuar gjithashtu llogari nga Ministria e Arsimit për heshtjen e saj përballë shkeljes ose devijimit nga udhëzimet kuadër që përcaktojnë pastërtinë ligjore të kandidatëve.

“Shqetësuese asht edhe heshtja e Ministrisë së Arsimit. Sipas urdhnit të vitit 2025, vetë Ministria përcakton kritere që lidhen me gjendjen gjyqësore dhe integritetin ligjor të kandidatëve. Atëherë mbi çfarë baze hiqet ky kriter për Universitetin e Shkodrës dhe pse nuk ka asnji reagim institucional?”

Në përmbyllje të denoncimit të saj, Marjana Koçeku nënvizon se ky përjashtim i posaçëm nuk është i rastësishëm, por i përshtatur për emra specifikë.
“Nëse për Universitetin e Shkodrës, që mban e emnin e madh ‘Luigj Gurakuqi’, qenka ba ky përjashtim, atëherë pyetja nuk asht pse e hoqën. Pyetja asht: për kë e hoqën?”

Lexo gjithashtu

Video

Momente frike janë regjistruar gjatë një eventi me dema dhe kuaj në Murcia të Spanjës, pasi një dem me peshë rreth 508 kilogramë arriti të kalonte barrierën mbrojtëse. Demi përfundoi në korridorin e sigurisë, duke shkaktuar panik mes personave që ndodheshin pranë arenës. Ngjarja ndodhi gjatë aktivitetit përmbyllës të një panairi lokal. Pavarësisht situatës së rrezikshme, nuk u raportua asnjë person i plagosur.

Arrestohet në Rusi Shpëtim “Salvatore” Aliu, 51-vjeçari i kërkuar nga SPAK dhe i dyshuar si një nga figurat kyçe të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Sipas SPAK, Aliu dyshohet se siguronte dhe organizonte ngarkesa kokaine nga Amerika Latine drejt Europës, duke bashkëpunuar me disa grupe kriminale shqiptare. Në dosje përmenden lidhje me grupet e drejtuara nga Dritan Gjika, Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, Armando Pacani, Jetmir Pepa dhe Sokol Bibaj. Hetimet lidhen me 5 episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, ndërsa komunikimet në SKY ECC kanë qenë një nga elementët kryesorë të hetimit. SPAK e akuzon Aliun për trafik narkotikësh, pastrim të produkteve të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale. Pas arrestimit në Rusi, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

3.2 milionë euro të fshehura në muret e një banese në Itali! Pamjet e publikuara nga autoritetet italiane tregojnë momentin kur karabinierët çajnë muret e banesës dhe nxjerrin shuma të mëdha parash, të fshehura në hapësira të posaçme. Gjatë operacionit në Caivano, pranë Napolit, u sekuestruan rreth 3.2 milionë euro, kryesisht në kartëmonedha 50-euroshe, si edhe 11 orë luksoze me vlerë mbi 127 mijë euro. Operacioni ishte pjesë e një aksioni të gjerë kundër krimit të organizuar në zonën e Napolit.

Protestuesit i zënë rrugën Zegjinesë, shpërthen deputetja: “Po ulni figurën e një femre!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme