Pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, është përcaktuar edhe zyrtari që do të marrë përkohësisht drejtimin e institucionit. Kompetencat e kreut të SHISH-it i janë deleguar Elvis Lilës.
Vendimi vjen pas zhvillimeve të një dite më parë, kur Hyseni iu vetëdorëzua autoriteteve, disa orë pasi SPAK njoftoi caktimin ndaj saj të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës.
Hyseni mbërriti fillimisht në aeroportin e Prishtinës, ku u paraqit pranë autoriteteve të Kosovës. Më pas, në pikën kufitare të Vërmicës, në kufi me Kukësin, ajo iu dorëzua autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.
Një automjet civil i autoriteteve shqiptare e shoqëroi Hysenin drejt Tiranës, ku u ekzekutua masa e arrestit në shtëpi.
Momente frike janë regjistruar gjatë një eventi me dema dhe kuaj në Murcia të Spanjës, pasi një dem me peshë rreth 508 kilogramë arriti të kalonte barrierën mbrojtëse.
Demi përfundoi në korridorin e sigurisë, duke shkaktuar panik mes personave që ndodheshin pranë arenës.
Ngjarja ndodhi gjatë aktivitetit përmbyllës të një panairi lokal. Pavarësisht situatës së rrezikshme, nuk u raportua asnjë person i plagosur.

Arrestohet në Rusi Shpëtim “Salvatore” Aliu, 51-vjeçari i kërkuar nga SPAK dhe i dyshuar si një nga figurat kyçe të trafikut ndërkombëtar të kokainës.
Sipas SPAK, Aliu dyshohet se siguronte dhe organizonte ngarkesa kokaine nga Amerika Latine drejt Europës, duke bashkëpunuar me disa grupe kriminale shqiptare. Në dosje përmenden lidhje me grupet e drejtuara nga Dritan Gjika, Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, Armando Pacani, Jetmir Pepa dhe Sokol Bibaj.
Hetimet lidhen me 5 episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, ndërsa komunikimet në SKY ECC kanë qenë një nga elementët kryesorë të hetimit.
SPAK e akuzon Aliun për trafik narkotikësh, pastrim të produkteve të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale.
Pas arrestimit në Rusi, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

3.2 milionë euro të fshehura në muret e një banese në Itali!
Pamjet e publikuara nga autoritetet italiane tregojnë momentin kur karabinierët çajnë muret e banesës dhe nxjerrin shuma të mëdha parash, të fshehura në hapësira të posaçme.
Gjatë operacionit në Caivano, pranë Napolit, u sekuestruan rreth 3.2 milionë euro, kryesisht në kartëmonedha 50-euroshe, si edhe 11 orë luksoze me vlerë mbi 127 mijë euro.
Operacioni ishte pjesë e një aksioni të gjerë kundër krimit të organizuar në zonën e Napolit.

Protestuesit i zënë rrugën Zegjinesë, shpërthen deputetja: “Po ulni figurën e një femre!”