Dhjetë ditë përpara se ndaj Vlora Hysenit të caktohej masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, kryeministri Edi Rama foli në podcastin e tij për mënyrën si komunikonte me drejtuesit e Shërbimit Informativ të Shtetit. Ai tha se procesin e raportimit dhe të bashkëbisedimit me ta, përfshirë Hysenin, ia kishte deleguar thuajse plotësisht drejtoreshës së kabinetit. Sipas Ramës, vetë merrte vetëm informacione shumë të rezervuara dhe të veçanta që lidheshin me aleancat e Shqipërisë.
Rama tregon se mes Kryeministrisë dhe drejtueses së SHISH-it kishte një kanal komunikimi institucional, edhe pse pjesa më e madhe e raportimit kalonte përmes drejtoreshës së kabinetit. Pas masës së sigurisë të bërë publike dje, lind pyetja: a kishte marrë kryeministri ndonjë informacion për dyshimet që rëndojnë sot ndaj Hysenit dhe, nëse po, kur?
Momente frike janë regjistruar gjatë një eventi me dema dhe kuaj në Murcia të Spanjës, pasi një dem me peshë rreth 508 kilogramë arriti të kalonte barrierën mbrojtëse.
Demi përfundoi në korridorin e sigurisë, duke shkaktuar panik mes personave që ndodheshin pranë arenës.
Ngjarja ndodhi gjatë aktivitetit përmbyllës të një panairi lokal. Pavarësisht situatës së rrezikshme, nuk u raportua asnjë person i plagosur.

Arrestohet në Rusi Shpëtim “Salvatore” Aliu, 51-vjeçari i kërkuar nga SPAK dhe i dyshuar si një nga figurat kyçe të trafikut ndërkombëtar të kokainës.
Sipas SPAK, Aliu dyshohet se siguronte dhe organizonte ngarkesa kokaine nga Amerika Latine drejt Europës, duke bashkëpunuar me disa grupe kriminale shqiptare. Në dosje përmenden lidhje me grupet e drejtuara nga Dritan Gjika, Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, Armando Pacani, Jetmir Pepa dhe Sokol Bibaj.
Hetimet lidhen me 5 episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, ndërsa komunikimet në SKY ECC kanë qenë një nga elementët kryesorë të hetimit.
SPAK e akuzon Aliun për trafik narkotikësh, pastrim të produkteve të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale.
Pas arrestimit në Rusi, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

3.2 milionë euro të fshehura në muret e një banese në Itali!
Pamjet e publikuara nga autoritetet italiane tregojnë momentin kur karabinierët çajnë muret e banesës dhe nxjerrin shuma të mëdha parash, të fshehura në hapësira të posaçme.
Gjatë operacionit në Caivano, pranë Napolit, u sekuestruan rreth 3.2 milionë euro, kryesisht në kartëmonedha 50-euroshe, si edhe 11 orë luksoze me vlerë mbi 127 mijë euro.
Operacioni ishte pjesë e një aksioni të gjerë kundër krimit të organizuar në zonën e Napolit.

Protestuesit i zënë rrugën Zegjinesë, shpërthen deputetja: “Po ulni figurën e një femre!”