Politika 24 September 2026, 06:01 Nga X.S

Nga hemodializa te Check-up-i, emri i Allajbeut rikthehet te tenderat milionësh të shëndetësisë

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-09-23 at 3.08.21 PM.jpeg

Një tjetër tender në mjekësi ku përfshihet emri i Klodian Allajbeut ka hyrë në fazë përplasjeje institucionale. Këtë herë bëhet fjalë për tenderin e blerjes së kiteve dhe reagentëve për Check-up-in, me vlerë rreth 18 milionë euro, i cili është ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik nga kompania “Evita”, në pronësi të Allajbeut.

Klodian Allajbeut i iku nga duart një kontratë dhjetëra milionë eurosh në shëndetësi, por beteja për fondet publike nuk duket se ka përfunduar. Pas anulimit të procedurës së hemodializës, ku “Diaverum AB” ishte shpallur fituese si ofertuesja e vetme, një tjetër kompani e lidhur me biznesmenin, “Evita”, ka hyrë në skenë. Këtë herë jo për hemodializën, por për një tender krejt tjetër, blerjen e kiteve dhe reagentëve për Check-up-in.

Tenderi, me vlerë rreth 18 milionë euro, është ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik nga “Evita”, në pronësi të Allajbeut. Kompania kërkon që KPP të detyrojë Operatorin e Shërbimeve të Integruara Shëndetësore të ndryshojë një pjesë të kërkesave të veçanta për produktet dhe kualifikimin e kompanive.

WhatsApp Image 2026-09-23 at 3.11.42 PM.jpeg

Në ankesën e depozituar në KPP, “Evita” pretendon se kriteret e tenderit janë të mangëta dhe nuk japin garanci të mjaftueshme për cilësinë e produkteve dhe pajisjeve që do të përdoren në programin e kontrollit mjekësor bazë. Kompania ngre konkretisht shqetësimin se për Lotin 2 nuk kërkohen dokumente që provojnë marrëdhënien e autorizuar mes prodhuesit dhe ofertuesit, katalogë apo fletë teknike të prodhuesit dhe as prova se ofertuesi disponon specialistë teknikë të trajnuar ose certifikuar.

Pra, këtë herë Allajbeu nuk është ende te tavolina ku ndahet kontrata. Është te dera e KPP-së, duke kërkuar ndryshimin e rregullave të garës.

Por koha e dorëzimit të kësaj ankese është interesant. Ankesa vjen pasi në krye të Operatorit ka ndryshuar drejtimi. Arisa Cane është larguar nga posti i administratores dhe vendin e saj e ka marrë Yllka Kukalaj. Emri i Canes ishte vendosur më herët në qendër të pikëpyetjeve për një tjetër procedurë, atë të hemodializës. Përpara drejtimit të Operatorit, Cane kishte punuar për disa vite në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut.

Gjatë drejtimit të saj, “Diaverum AB” u shpall fituese e tenderit për ofrimin e hemodializës në pesë spitale rajonale. Në procedurën me fond limit rreth 4.5 miliardë lekë ishte paraqitur vetëm një ofertues, ndërsa oferta arrinte rreth 97 për qind të fondit limit. VNA ngriti atëherë pikëpyetje për mungesën e konkurrencës dhe lidhjet historike të “Diaverum” me DiaVita-n, kompaninë e koncesionit të hemodializës, ku Spitali Amerikan i Klodian Allajbeut kishte qenë aksioner.

Por ajo kontratë nuk shkoi deri në fund. Pas denoncimeve, procedura u anulua, ndërsa Cane u largua nga drejtimi i Operatorit. Ndërsa një derë u mbyll, tani Allajbeu shfaqet në betejën për një tjetër kontratë të majme të shëndetësisë, këtë herë përmes “Evita”-s dhe tenderit të Check-up-it.

Edhe kjo procedurë mbart pikëpyetjet e veta.

Tenderi për blerjen e kiteve, reagentëve dhe materialeve mjekësore është ndarë në pesë lote, me një fond të përgjithshëm rreth 1.6 miliardë lekë.

WhatsApp Image 2026-09-23 at 3.11.42 PM (2).jpeg

Për katër lote është aplikuar shkurtimi i afatit për pranimin e ofertave. Nxitimi vjen në një kohë kur rezervat e kiteve në qendrat shëndetësore janë të kufizuara dhe qytetarët presin telefonatën e infermierëve për të kryer kontrollin.

WhatsApp Image 2026-09-23 at 3.11.42 PM (1).jpeg

Problemi është se përfundimi i koncesionit të Check-up-it dhe kalimi i tij nën administrimin shtetëror diheshin më herët. Furnizimi me kite dhe reagentë mund të ishte planifikuar përpara se mungesa të mbërrinte te qytetari, ndërkoh OSHISH po vrapon pas kohës së humbur. Megjithatë në tenderat me miliona euro, nxitimi mund të ngushtojë kohën që kompanitë kanë për të përgatitur dokumentacionin dhe ofertat, duke ngritur pikëpyetje mbi konkurrencën.

Dhe pikërisht në këtë garë ka hyrë “Evita”. Kështu, ndërsa qytetari pret radhën për të bërë analizat, kompanitë kanë nisur betejën për kriteret e kontratës milionëshe.

Tenderi i hemodializës ishte një histori më vete dhe u anulua. Tenderi i Check-up-it është një tjetër histori që duket se sapo ka hyrë në fazën e përplasjes në KPP. Emëruesi i përbashkët i të dyjave është rikthimi i emrit të Klodian Allajbeut rreth kontratave të mëdha të shëndetësisë.

Lexo gjithashtu

Video

Klodiana Lala ka bërë të ditur se ka depozituar një denoncim ndaj Hysenit, duke deklaruar se emri i saj është përdorur për të ushtruar presion ndaj të tjerëve. Lala paralajmëroi se do të ndërmarrë hapa ligjorë edhe në Britaninë e Madhe. Në “Opinion”, ajo ngriti gjithashtu pretendime të forta mbi materiale sensitive të SHISH-it që, sipas saj, janë gjetur në automjetin e Ergys Agasit, si dhe mbi komunikime që pretendon se janë pjesë e dosjes hetimore.

Këto janë momentet kur dhjetëra delegatë largohen nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ngjitet në foltore për të mbajtur fjalimin e tij. Largimi i delegatëve u zhvillua në shenjë proteste. Duke reaguar nga foltorja, Netanyahu i cilësoi ata që u larguan si “frikacakë moralë”.

Tani radha është e shtetit. SPAK dhe GJKKO duhet të tregojnë nëse kjo ishte vetëm shpifje e dëshpëruar, apo përdorim publik i informacionit sekret nga një ish-shefe shërbimi që sot është nën hetim pikërisht për nxjerrje sekretesh. Sepse nëse shteti hesht, atëherë Vlora Hyseni nuk ka kërcënuar vetëm Klodin. Na ka kërcënuar të gjithëve.

Çfarë ndodhi sot jashtë Parlamentit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme