Bota 24 September 2026, 21:15 Nga VNA

Diplomatët largohen nga salla gjatë fjalimit të Netanyahut në OKB, kryeministri izraelit i quan “frikacakë moralë”

Ndaje në Whatsapp
Diplomatët largohen nga salla gjatë fjalimit të Netanyahut

 

Dhjetëra diplomatë u larguan nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po ngjitej në foltore. Largimi i tyre ishte një shenjë proteste ndaj politikave të Izraelit. Në të njëjtën kohë, mbështetës të Netanyahut në galeri u ngritën në këmbë dhe brohoritën, duke bërë që drejtuesi i seancës të kërkonte qetësi. 

Netanyahu iu përgjigj diplomatëve që dolën nga salla, duke i quajtur “frikacakë moralë” dhe duke u thënë të tjerëve që dëshironin të largoheshin ta bënin menjëherë. 

Gjatë fjalimit, kryeministri izraelit mbrojti veprimet ushtarake të vendit të tij. Ai nxori një pager dhe iu rikthye sulmit të vitit 2024, kur shpërthyen pajisje komunikimi të përdorura nga anëtarë të Hezbollahut në Liban. Netanyahu tha se përmes atij operacioni Izraeli i kishte dërguar Hezbollahut një mesazh. 

Fjalimi u zhvillua mes protestave ndaj Netanyahut edhe jashtë selisë së OKB-së.

Video

Klodiana Lala ka bërë të ditur se ka depozituar një denoncim ndaj Hysenit, duke deklaruar se emri i saj është përdorur për të ushtruar presion ndaj të tjerëve. Lala paralajmëroi se do të ndërmarrë hapa ligjorë edhe në Britaninë e Madhe. Në “Opinion”, ajo ngriti gjithashtu pretendime të forta mbi materiale sensitive të SHISH-it që, sipas saj, janë gjetur në automjetin e Ergys Agasit, si dhe mbi komunikime që pretendon se janë pjesë e dosjes hetimore.

Këto janë momentet kur dhjetëra delegatë largohen nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ngjitet në foltore për të mbajtur fjalimin e tij. Largimi i delegatëve u zhvillua në shenjë proteste. Duke reaguar nga foltorja, Netanyahu i cilësoi ata që u larguan si “frikacakë moralë”.

Tani radha është e shtetit. SPAK dhe GJKKO duhet të tregojnë nëse kjo ishte vetëm shpifje e dëshpëruar, apo përdorim publik i informacionit sekret nga një ish-shefe shërbimi që sot është nën hetim pikërisht për nxjerrje sekretesh. Sepse nëse shteti hesht, atëherë Vlora Hyseni nuk ka kërcënuar vetëm Klodin. Na ka kërcënuar të gjithëve.

Çfarë ndodhi sot jashtë Parlamentit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme