Bota 24 September 2026, 18:01 Nga VNA

Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: “Kemi një miqësi të shkëlqyer”, Kina kërkon të shmangë konfliktin

Ndaje në Whatsapp
Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: “Kemi

Presidenti amerikan Donald Trump priti sot në Shtëpinë e Bardhë homologun kinez Xi Jinping, në nisje të bisedimeve për tregtinë, sigurinë dhe inteligjencën artificiale. Para takimit, Trump vuri në dukje marrëdhënien e tyre personale, duke thënë se kanë ndërtuar një “miqësi vërtet të shkëlqyer” dhe se synojnë një marrëdhënie tregtare më të balancuar mes dy vendeve. 

Xi u përqendrua te nevoja për dialog dhe besim të ndërsjellë. Ai tha se interesat e Kinës dhe SHBA-së janë të lidhura ngushtë: të dyja vendet përfitojnë nga bashkëpunimi, ndërsa humbasin nëse përfshihen në konflikt. Presidenti kinez kërkoi gjithashtu që kompanitë e vendit të tij të trajtohen në mënyrë të drejtë në Shtetet e Bashkuara. 

Një vend të veçantë në deklaratat e Xi zuri inteligjenca artificiale. Sipas tij, dy fuqitë kanë përgjegjësi të sigurojnë që zhvillimi i kësaj teknologjie të mbetet nën kontrollin e njerëzve dhe t’i shërbejë mirëqenies së tyre. 

Pas ceremonisë së pritjes, Trump dhe Xi nisën bisedimet dypalëshe. Në tryezë janë marrëdhëniet tregtare, Tajvani, inteligjenca artificiale, si dhe çështjet që lidhen me Iranin dhe luftën e Rusisë në Ukrainë. Deri në këtë fazë të takimit nuk është njoftuar ndonjë marrëveshje e re.

Video

Klodiana Lala ka bërë të ditur se ka depozituar një denoncim ndaj Hysenit, duke deklaruar se emri i saj është përdorur për të ushtruar presion ndaj të tjerëve. Lala paralajmëroi se do të ndërmarrë hapa ligjorë edhe në Britaninë e Madhe. Në “Opinion”, ajo ngriti gjithashtu pretendime të forta mbi materiale sensitive të SHISH-it që, sipas saj, janë gjetur në automjetin e Ergys Agasit, si dhe mbi komunikime që pretendon se janë pjesë e dosjes hetimore.

Këto janë momentet kur dhjetëra delegatë largohen nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ngjitet në foltore për të mbajtur fjalimin e tij. Largimi i delegatëve u zhvillua në shenjë proteste. Duke reaguar nga foltorja, Netanyahu i cilësoi ata që u larguan si “frikacakë moralë”.

Tani radha është e shtetit. SPAK dhe GJKKO duhet të tregojnë nëse kjo ishte vetëm shpifje e dëshpëruar, apo përdorim publik i informacionit sekret nga një ish-shefe shërbimi që sot është nën hetim pikërisht për nxjerrje sekretesh. Sepse nëse shteti hesht, atëherë Vlora Hyseni nuk ka kërcënuar vetëm Klodin. Na ka kërcënuar të gjithëve.

Çfarë ndodhi sot jashtë Parlamentit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme