Politika 24 September 2026, 12:00 Nga VNA

Socialistët "kyçin" gojën, Rama nxjerr ministren anonime të lexojë kujtime me SHIK-un e Berishës

Ndaje në Whatsapp

Në një tjetër seancë parlamentare ku pritej llogaridhënie e drejtpërdrejtë nga kreu i ekzekutivit, skena politike në Kuvend ofroi sërish të njëjtën panoramë të njohur: mungesën e kryeministrit Edi Rama dhe përdorimin e figurave periferike për të mbuluar hapësirën politike.

Përballë opozitës dhe prioriteteve të ditës, Rama zgjodhi të mos ishte i pranishëm dhe te mos e nderpriste viziten ne SHBA. Përgjegjësia teorikisht i kalonte zëvendëskryeministres Albana Koçiu, por edhe ajo preferoi heshtjen. Në vend të një debati përmbajtësor mbi qeverisjen aktuale, kabineti qeveritar nxori në foltore Erjona Ismailin, ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin — një figurë thuajse anonime për opinionin publik.

Fjalimi i përgatitur nga qeveria dhe i lexuar prej saj i ngjante më shumë një skenar patetik nostalgjie negative sesa një qëndrimi zyrtar shtetëror për sfidat e sotme. Në vend që të përgjigjej për çështjet e nxehta të qeverisjes, ministrja u rikthye tre dekada pas në kohë, duke evokuar fantazmat e së shkuarës politike:

“Nuk harrojnë shqiptarët, se nuk ka se si të harrojnë. SHIK, sot një temë që u përmend shumë, është një institucion që prej viteve ’90 ka përfaqësuar rënien e shtetit. S’kanë si ta harrojnë shqiptarët SHIK-un e atëhershëm si pushtet të pakufijshëm në duart e xhelatëve të Berishës, që përndiqte, dhunonte, vriste si polici politike dhe që s’jepte llogari askund. S’mund të harrohet SHIK-u i Gazidedes si drejtues famëkeq i operacionit të ’97-s për shtypjen e revoltave popullore. SHIK, jo më larg se në 2012, Ilir Kumbaro u dënua me 15 vite burg për torturën që shkaktoi vdekjen e Remzi Hoxhës. Na tregoni pak se si ndodhi arratisja nga Shqipëria e ish-kreut të SHIK, që u strehua në Turqi dhe Siri. Si biznesmeni Fazlliç ka marrë pjesë në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare me ftesën tënde, Sali. Përdorej SHIK për armiqtë dhe mbështetësit e tu, digjte redaksi gazetash, rrëmbente e dhunonte gazetarë. Shtet pa shtet, si ky që keni qeverisur ju. Shteti që është shtet i ka pushtetet e ndara, ku secili funksionar ka përgjegjësi individuale. Ne luftojmë për pavarësinë e drejtësisë, ju luftoni drejtësinë”, u shpreh Ismaili nga foltorja.


Kjo strategji e riciklimit të viteve '90 për të shmangur llogaridhënien e vitit 2026 tregon një konsumim të thellë politik. Kur përballja me bilancin e sotëm dhe skandalet aktuale bëhet e vështirë, zgjidhja e vetme e maxhorancës mbetet fshehja pas historisë dhe përdorimi i ministrave pa peshë si mburojë retorike në Kuvend.

Lexo gjithashtu

Video

Klodiana Lala ka bërë të ditur se ka depozituar një denoncim ndaj Hysenit, duke deklaruar se emri i saj është përdorur për të ushtruar presion ndaj të tjerëve. Lala paralajmëroi se do të ndërmarrë hapa ligjorë edhe në Britaninë e Madhe. Në “Opinion”, ajo ngriti gjithashtu pretendime të forta mbi materiale sensitive të SHISH-it që, sipas saj, janë gjetur në automjetin e Ergys Agasit, si dhe mbi komunikime që pretendon se janë pjesë e dosjes hetimore.

Këto janë momentet kur dhjetëra delegatë largohen nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ngjitet në foltore për të mbajtur fjalimin e tij. Largimi i delegatëve u zhvillua në shenjë proteste. Duke reaguar nga foltorja, Netanyahu i cilësoi ata që u larguan si “frikacakë moralë”.

Tani radha është e shtetit. SPAK dhe GJKKO duhet të tregojnë nëse kjo ishte vetëm shpifje e dëshpëruar, apo përdorim publik i informacionit sekret nga një ish-shefe shërbimi që sot është nën hetim pikërisht për nxjerrje sekretesh. Sepse nëse shteti hesht, atëherë Vlora Hyseni nuk ka kërcënuar vetëm Klodin. Na ka kërcënuar të gjithëve.

Çfarë ndodhi sot jashtë Parlamentit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme