Politika 24 September 2026, 13:38 Nga VNA

Ndërsa Parlamenti debatonte për skandalin e Vlora Hysenit, deputetja e PS Ilva Gjuzi filmohet duke bërë “shopping” online

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-09-24 at 1.37.49 PM.jpeg

Ndërsa në Kuvend zhvilloheshin debate për një nga çështjet më të rënda të sigurisë kombëtare, atë të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, është filmuar duke bërë “shopping” online nga telefoni.

Pamjet, të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë deputeten socialiste të ulur në sallën e seancës plenare, teksa në ekranin e telefonit shfaqen produkte të ndryshme, në dukje këpucë apo artikuj mode, ndërkohë që në Kuvend diskutohej për skandalin që ka përfshirë ish-kreun e shërbimit sekret.

Në një moment kur opozita kërkonte përgjegjësi politike dhe sqarime për depërtimin e dyshuar të krimit në strukturat më të larta të shtetit, pamjet e deputetes duke përdorur telefonin për blerje online kanë krijuar perceptimin e një indiference të hapur ndaj debatit parlamentar.

Videoja është shpërndarë me ironi në rrjet, duke u shoqëruar me komente se “shteti le të bjerë, po pa këpucë të reja nuk rrihet”.

Lexo gjithashtu

Video

Klodiana Lala ka bërë të ditur se ka depozituar një denoncim ndaj Hysenit, duke deklaruar se emri i saj është përdorur për të ushtruar presion ndaj të tjerëve. Lala paralajmëroi se do të ndërmarrë hapa ligjorë edhe në Britaninë e Madhe. Në “Opinion”, ajo ngriti gjithashtu pretendime të forta mbi materiale sensitive të SHISH-it që, sipas saj, janë gjetur në automjetin e Ergys Agasit, si dhe mbi komunikime që pretendon se janë pjesë e dosjes hetimore.

Këto janë momentet kur dhjetëra delegatë largohen nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ngjitet në foltore për të mbajtur fjalimin e tij. Largimi i delegatëve u zhvillua në shenjë proteste. Duke reaguar nga foltorja, Netanyahu i cilësoi ata që u larguan si “frikacakë moralë”.

Tani radha është e shtetit. SPAK dhe GJKKO duhet të tregojnë nëse kjo ishte vetëm shpifje e dëshpëruar, apo përdorim publik i informacionit sekret nga një ish-shefe shërbimi që sot është nën hetim pikërisht për nxjerrje sekretesh. Sepse nëse shteti hesht, atëherë Vlora Hyseni nuk ka kërcënuar vetëm Klodin. Na ka kërcënuar të gjithëve.

Çfarë ndodhi sot jashtë Parlamentit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme