Politika 25 September 2026, 14:01 Nga VNA

Hija e SHISH-it dhe e kaluara që e ndjek rrugës për në Kushtetuese, sfida e dytë e Naureda Llagamit

Ndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese ndodhet sërish përpara rrotullimit të radhës së anëtarëve, ndërsa dy vakanca të reja , një e shpallur nga Kuvendi dhe një nga Presidenti, kërkojnë plotësim. Mes emrave të kualifikuar në të dyja garat spikat sërish ajo e ish-kryetares së Këshillit të Lartë gjyqësor, Naureda Llagami.

Për Llagamin, kjo rrugëdalje drejt institucionit më të lartë interpretues të Kushtetutës nuk është e panjohur, por një rikthim në të njëjtin prag ku një vit më parë procesi u shoqërua me prapaskena të fortë politike dhe institucionale.

Vitin e kaluar, gjatë votimit të zhvilluar në Mbledhjen e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për vendin vakant në Kushtetuese, gara mes Naureda Llagamit dhe gjyqtarit Asim Vokshi u vendos në limitet e fundit. Vokshi arriti të merrte mbështetjen e nevojshme, ndërsa Llagami mbeti jashtë për vetëm një votë diferencë, e cila gjatë numërimit doli e pavlefshme. Pas barazimit ata u perballen ne gjykate e fitoi Vokshi.

Ajo garë nuk u mbaj mend vetëm për rezultatin e ngushtë apo për përpjekjet e ethshme lobuese të grupeve të interesit që rrethojnë reformën në drejtësi. Ajo u shënua nga një prej zhvillimeve më jo-konvencionale në historinë e përzgjedhjeve gjyqësore në vend.

Gjatë kohës kur gara ishte në kulmin e saj, Shërbimi Informativ Shtetëror, i drejtuar nga Vlora Hyseni, përcolli një letër informuese ku rivali i Llagamit, Asim Vokshi, i nënshtrohej një hije dyshimi sa i përket kontakteve apo ndikimeve të huaja, duke e atiketuar në linja të caktuara si figurë me lidhje ose me interes për shërbimet serbe.

Megjithatë, dokumenti i SHISH-it nuk arriti të ndryshonte rrjedhën e votimit në Gjykatën e Lartë. Sot e kësaj dite mbetet e pakonfirmuar nëse ajo shkresë e SHISH-it u hartua ose u përdor me kërkesë apo porosi të vetë Llagamit. Por nga pikëpamja e analizës së interesit, përfituesja direkte e një skualifikimi apo goditjeje të figurës së Vokshit do të kishte qenë vetëm ajo.

Sot, Asim Vokshi mban robën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe pret të shohë se kush do t'i ulet në krah për të plotësuar trupën. Vlora Hyseni eshte nen arrest, ndërsa Naureda Llagami ndodhet përballë një sfide dyfishe:

Faza teknike (KED): Ajo duhet të arrijë renditjen mes tre emrave me më shumë pikë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për të dyja vakancat.
Faza politike (Kuvendi / Presidenti): Nëse kalon filtrin e KED-së, Llagamit do t'i duhet të bindë vendimmarrësit politikë apo kreun e shtetit për t'i dhënë besimin përfundimtar.
Nga dështimi me një votë të pavlefshme te përplasjet e heshtura me shkresa konfidenciale shërbimesh, rikthimi i ish-shefes së KLGJ-së te dera e Kushtetueses tregon se betejat për kontrollin dhe përbërjen e piramidës së drejtësisë mbeten po aq të ashpra sa ditën e parë.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme