Politika 26 September 2026, 17:57 Nga VNA

Dosja “Babale”, Kushtetuesja vendos të martën për ish-deputetin demokrat Ervin Salianjin

Ndaje në Whatsapp
Dosja “Babale”, Kushtetuesja vendos të martën për

Të martën, më datë 29 shtator, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Ish-ligjvënësi u dënua me 1 vit burgim për të ashtuquajturën çështja Babale, pasi sipas prokurorisë krijoi prova të rreme për Geron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ndërsa për 5 vite iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike. Salianji humbi mandatin, ndërsa iu hoq e drejta për të garuar në zgjedhjet parlamentare. Ish-deputeti e kundërshton akuzën dhe e ka konsideruar me prapavijë dënimin. Kushtetuesja do të shqyrtojë çështjen e tij të martën e ardhshme, gjatë një seance mbi bazë dokumentash. Vendimi pritet me mjaft interes, nisur dhe nga fakti se pas daljes nga burgu Salianji bëri një përpjekje për të marrë drejtimin e PD-së dhe u përball me akuza të forta nga Sali Berisha, që më herët e kishte konsideruar si të “dënuar politik”. Për çështjen Babale është dënuar dhe Albert Veliu, i njohur si Babalja dhe Fredi Alizoti që pretendohet se imitoi zërin e Geron Xhafajt në një audiopërgjim që u publikua më vonë nga selia e PD-së. Pas denoncimit, Geron Xhafaj u dorëzua në Itali për të vuajtur një dënim për çështje droge, ndërsa akuzat për përfshirje sërish në trafik në Shqipëri nuk u finalizuan. Opozita ka akuzuar gjithmonë Fatmir Xhafajn se për shkak të pozicionit si Ministër i Brendshëm ka përdorur strukturat vartëse për të penguar hetimin ndaj vëllait.

Lexo gjithashtu

Video

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sërish këtë të shtunë në Vlorë, në protestë kundër projektit për ndërtimin e Muzeut Hebraik në zonën historike të qytetit. Protestuesit kundërshtuan vijimin e projektit në këtë hapësirë, duke kërkuar ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë historike të zonës. Gjatë tubimit, disa prej pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të komunitetit mbajtën fjalime, duke argumentuar arsyet e kundërshtimit të tyre. Kjo është një tjetër protestë e zhvilluar në Vlorë lidhur me projektin, pas tubimeve të organizuara gjatë javëve të fundit.

Saimir Tahiri thyen heshtjen. Por pse pikërisht tani? Pas vitesh larg skenës politike, ish-ministri paralajmëron se ka “shumë për të thënë”. Dhe rikthimi i tij vjen në një moment kur brenda PS-së raportet e forcës po ndryshojnë dhe Erion Veliaj është jashtë lojës politike aktive. A po kthehet Tahiri vetëm për të treguar versionin e tij të historisë, apo po përgatitet të bëhet sërish pjesë e historisë së socialistëve? “Do shihemi së shpejti.”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme