Sport 27 September 2026, 13:24 Nga VNA

Lautaro ishte gati të transferohej te Barcelona, por Interi i tha “jo”

Ndaje në Whatsapp
Lautaro ishte gati të transferohej te Barcelona, por Interi i tha

Lautaro Martinez ishte i gatshëm të transferohej te Barcelona gjatë merkatos së verës, nëse klubi katalanas do të arrinte një marrëveshje me Interin për transferimin e tij.

Sipas “Diario SPORT”, Barcelona e shqyrtoi seriozisht mundësinë e afruarjes së sulmuesit argjentinas gjatë muajit gusht, pasi drejtuesit katalanas morën sinjale se 28-vjeçari ishte i hapur për një aventurë të re në La Liga.

Megjithatë, Lautaro nuk dëshironte të prishte marrëdhëniet me Interin, klubin ku është shndërruar në një prej figurave kryesore. Për këtë arsye, argjentinasi ishte i gatshëm të largohej vetëm nëse Barcelona dhe Interi do të gjenin një marrëveshje që do të ishte e pranueshme për të gjitha palët.

Interesimi i Barcelonës për Lautaron nuk është i ri. Emri i sulmuesit kishte qenë në planet e klubit edhe në vitin 2021, kur ish-sekretari teknik Ramon Planes kishte nisur kontaktet me të. Në atë periudhë, megjithatë, problemet financiare të Barcelonës e bënë të pamundur realizimin e transferimit.

Këtë verë, emri i Lautaro Martinez u rikthye fuqishëm në listën e Barcelonës pasi klubi kuptoi se Atletico Madridi nuk kishte ndërmend të shiste Julian Alvarez. Argjentinasi u konsiderua një alternativë e rëndësishme nga drejtuesit sportivë të Barcelonës dhe trajneri Hansi Flick, edhe pse Alvarez mbeti objektivi kryesor deri në fund të merkatos.

Drejtori sportiv Deco kontaktoi përfaqësuesit e Lautaros, ndërsa presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, zhvilloi bisedime direkte me presidentin e Interit, Giuseppe Marotta.

Por për Interin situata ishte e qartë, Martinez konsiderohej i pazëvendësueshëm dhe klubi italian nuk kishte interes ta shiste në një fazë kaq të avancuar të merkatos.

Barcelona kishte mbajtur të hapur mundësinë e transferimit përmes një shitjeje të mundshme, e cila do t’i krijonte hapësirën financiare për të bërë një tjetër lëvizje në merkato. Në fund, një skenar i tillë nuk u realizua.

Klubi katalanas zgjodhi të transferonte Gabriel Jesus, duke i dhënë fund kërkimit për një tjetër numër 9. Më pas, Raphinha u aktivizua në këtë rol, ndërsa Lautaro Martinez mbeti një objektiv i parealizuar i Barcelonës.

Video

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Një ekip i TVP Info në Poloni ka filmuar momentin kur një makinë përplasi një 14-vjeçare që lëvizte me skuter elektrik në qytetin Kościerzyna. Gazetari ndodhej në zonë duke raportuar për një tjetër aksident tragjik, ku më herët kishte humbur jetën një 3-vjeçar, kur kamerat regjistruan përplasjen. Fatmirësisht, 14-vjeçarja pësoi vetëm lëndime të lehta dhe nuk pati nevojë për shtrim në spital. Hetimet për aksidentin vijojnë.

Pamje që kanë shkaktuar reagime vijnë nga Vénissieux, Francë, ku policia ndërhyri me forcë ndaj nxënësve që protestonin pranë gjimnazit Jacques-Brel. Në një nga videot, një efektiv shihet duke e kapur me forcë për flokësh një të re gjatë ndalimit, një mënyrë ndërhyrjeje që ka ngritur pikëpyetje dhe kritika për proporcionalitetin e forcës së përdorur ndaj protestuesve të rinj. Nxënësit protestuan në kuadër të një mobilizimi më të gjerë në Francë, duke kundërshtuar mbipopullimin e klasave, mungesën e mësuesve dhe kushtet në sistemin arsimor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme