Sport 28 September 2026, 18:37 Nga VNA

“Turp të kesh për atë që po bëni në Gaza”, përplasje mes O’Brien dhe Solomon pas Izrael-Irlandë

Ndaje në Whatsapp
“Turp të kesh për atë që po bëni në

Fitorja 3-0 e Irlandës ndaj Izraelit në Debrecen të Hungarisë është shoqëruar me tensione edhe pas përfundimit të ndeshjes, e cila u zhvillua në një atmosferë të pazakontë për shkak të qëndrimeve të shprehura nga pala irlandeze lidhur me luftën në Gaza.

Para ndeshjes, futbollistët irlandezë nuk shkëmbyen shtrëngime duarsh me kundërshtarët e tyre, ndërsa gjatë himnit izraelit qëndruan me kokën ulur. Lojtarët irlandezë gjithashtu mbanin shirita të zinj në krahë.

Pas përfundimit të takimit, sipas raportimeve të publikuara në mediat britanike, pati një debat mes mbrojtësit irlandez Jake O’Brien dhe kapitenit të Izraelit, Manor Solomon.

O’Brien dyshohet se iu drejtua Solomonit duke i thënë: Turp të kesh për atë që po bëni në Gaza. E meritoni të humbni. Sipas të njëjtave raportime, Solomon iu përgjigj: Dil këtu, bëhu burrë. Mos fol pas murit.

Kapiteni izraelit foli më pas publikisht për atmosferën gjatë ndeshjes dhe për sjelljen e futbollistëve irlandezë. Solomon tha se nuk dëshironte të komentonte gjithçka që mendonte për ta, pasi mund të përballej me pezullim.

“Sigurisht që ata na urrejnë dhe ne nuk i pëlqejmë ata. Mezi e pres ndeshjen e radhës kundër tyre. Do të jetë krejtësisht ndryshe”, deklaroi Solomon.

I pyetur edhe për momentin kur futbollistët irlandezë qëndruan me kokën ulur gjatë himnit izraelit, Solomon tha se nuk ishte i interesuar për veprimin e tyre dhe u shpreh me tone të forta për vendin e tij.

“Ne jemi krenarë që veshim fanellën e Kombëtares dhe jemi izraelitë. Jemi krenarë për vendin dhe ushtarët tanë”, deklaroi ai.

Irlanda e fitoi ndeshjen 3-0, me të tre golat të shënuar në pjesën e parë nga Troy Parrott, Adam Idah dhe Jack Moylan.

Takimi ishte shoqëruar prej ditësh me polemika për shkak të luftës në Gaza. Irlanda kishte ardhur nën presion për të bojkotuar ndeshjet ndaj Izraelit, ndërsa Federata Irlandeze e Futbollit kishte kërkuar më herët që Izraeli të pezullohej nga garat e UEFA-s.

Izraeli dhe Irlanda do të përballen sërish të dielën e ardhshme në Backa Topola të Serbisë, në një tjetër ndeshje të zhvilluar në terren neutral. Ndërkohë, Kosova do të përballet me Izraelin të enjten në Debrecen.

Video

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Një ekip i TVP Info në Poloni ka filmuar momentin kur një makinë përplasi një 14-vjeçare që lëvizte me skuter elektrik në qytetin Kościerzyna. Gazetari ndodhej në zonë duke raportuar për një tjetër aksident tragjik, ku më herët kishte humbur jetën një 3-vjeçar, kur kamerat regjistruan përplasjen. Fatmirësisht, 14-vjeçarja pësoi vetëm lëndime të lehta dhe nuk pati nevojë për shtrim në spital. Hetimet për aksidentin vijojnë.

Pamje që kanë shkaktuar reagime vijnë nga Vénissieux, Francë, ku policia ndërhyri me forcë ndaj nxënësve që protestonin pranë gjimnazit Jacques-Brel. Në një nga videot, një efektiv shihet duke e kapur me forcë për flokësh një të re gjatë ndalimit, një mënyrë ndërhyrjeje që ka ngritur pikëpyetje dhe kritika për proporcionalitetin e forcës së përdorur ndaj protestuesve të rinj. Nxënësit protestuan në kuadër të një mobilizimi më të gjerë në Francë, duke kundërshtuar mbipopullimin e klasave, mungesën e mësuesve dhe kushtet në sistemin arsimor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme