Sport 29 September 2026, 20:43 Nga VNA

Manchester City shpallet fajtor për shkeljet financiare, në lojë mbi 900 milionë paund

Ndaje në Whatsapp
Manchester City shpallet fajtor për shkeljet financiare, në lojë

Manchester City është shpallur fajtor nga një Komision i Pavarur për shkelje të rënda të rregullave financiare të Premier League, pas një procesi që lidhet me nëntë sezone, nga 2009/2010 deri në 2017/2018.

Premier League konfirmoi sot se Komisioni e ka gjetur klubin përgjegjës për të gjitha akuzat që lidhen me shkeljet serioze financiare, ndërsa City është shpallur gjithashtu fajtor për tri nga katër akuzat për mosbashkëpunim me hetimin.

Sipas gjetjeve të Komisionit, Manchester City ka përdorur marrëveshje të cilësuara si fiktive për të paraqitur në mënyrë të pasaktë të ardhurat nga sponsorizimet dhe për të ulur kostot e deklaruara. Në këtë mënyrë, sipas vendimit, diferenca financiare e krijuar gjatë periudhës së hetuar kalon 900 milionë paund.

Një pjesë e çështjes lidhet me marrëveshjet tregtare me sponsorë, ku kompanitë paguanin vetëm një pjesë të shumës së deklaruar, ndërsa pjesa tjetër, sipas Komisionit, financohej nga Abu Dhabi United Group (ADUG), kompania që kontrollon klubin.

Komisioni ka konstatuar gjithashtu se janë përdorur marrëveshje të tjera për të paraqitur shpenzimet operative të klubit më të ulëta se sa ishin në realitet. Në këtë kuadër është shqyrtuar edhe marrëveshja me Fordham, entitet që kishte marrë të drejtat e imazhit të futbollistëve të Manchester Cityt dhe që, sipas gjetjeve të Komisionit, ishte i lidhur me financim nga ADUG.

Hetimi i Premier League u fokusua në periudhën 2009/2010-2017/2018 dhe përfshinte 115 akuza, mes tyre pretendime për raportim të pasaktë të të ardhurave dhe pagesave, shkelje të rregullave të UEFA-s dhe Profitability and Sustainability Rules të Premier League, si dhe mosbashkëpunim me autoritetet gjatë hetimit.

Transferimet gjatë periudhës së hetuar

Periudha në fjalë përkon me një fazë të investimeve të mëdha të Manchester Cityt në merkato, gjatë së cilës klubi afroi një numër të madh futbollistësh që më vonë u bënë pjesë e skuadrës së suksesshme të viteve në vijim.

Në sezonin 2009/2010, City shpenzoi rreth 147.3 milionë euro për transferime, ndërsa ndër blerjet kryesore ishin Carlos Tevez për 29 milionë euro, Emmanuel Adebayor për 29 milionë dhe Joleon Lescott për 27.5 milionë euro.

Një sezon më vonë, në 2010/2011, shpenzimet arritën në rreth 183.6 milionë euro. Në klub u transferuan Edin Dzeko për 37 milionë euro, Yaya Toure për 30 milionë, Mario Balotelli për 29.5 milionë dhe David Silva për 28.75 milionë euro.

Në 2011/2012, Manchester City investoi rreth 91 milionë euro, me Sergio Agueron që mbërriti nga Atletico Madrid për rreth 40 milionë euro dhe Samir Nasri për 27.5 milionë.

Në 2012/2013, shpenzimet ishin rreth 62 milionë euro, ndërsa transferimi kryesor ishte Javi Garcia, për rreth 20 milionë euro.

Në 2013/2014, City shpenzoi rreth 115.5 milionë euro, duke afruar Fernandinhon për 40 milionë, Stevan Jovetic për 26 milionë dhe Alvaro Negredon për 25 milionë euro.

Në 2014/2015, shpenzimet arritën në rreth 102.8 milionë euro. Ndër transferimet kryesore ishin Eliaquim Mangala për 45 milionë dhe Wilfried Bony për 32.3 milionë euro.

Shpenzimet u rritën ndjeshëm në 2015/2016, kur City investoi rreth 208.5 milionë euro. Kevin De Bruyne u transferua për rreth 76 milionë euro, Raheem Sterling për 64 milionë dhe Nicolas Otamendi për 44.5 milionë.

Në 2016/2017, klubi shpenzoi rreth 216.3 milionë euro, me John Stones për 56 milionë, Leroy Sane për 52 milionë, Gabriel Jesus për 32 milionë dhe İlkay Gundogan për 27 milionë euro.

Ndërsa në 2017/2018, sezoni i fundit i periudhës së hetuar, Manchester City shpenzoi rreth 317.5 milionë euro. Në klub mbërritën Aymeric Laporte për 65 milionë, Benjamin Mendy për 58 milionë, Kyle Walker për 52.7 milionë, Bernardo Silva për 50 milionë dhe Ederson për 40 milionë euro.

Manchester City ka mohuar shkeljet dhe ka kundërshtuar vendimin e Komisionit. Klubi ka deklaruar se procesi vazhdon dhe se do të përdorë të drejtën e apelimit, duke pretenduar se vendimi përmban gabime ligjore dhe faktike.

Ndërkohë, Premier League ende nuk ka përcaktuar sanksionet përfundimtare. Çështja pritet të vijojë me procesin e apelimit, ndërsa vendimi për masat ndaj klubit do të merret në një fazë të mëvonshme.

Video

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Një ekip i TVP Info në Poloni ka filmuar momentin kur një makinë përplasi një 14-vjeçare që lëvizte me skuter elektrik në qytetin Kościerzyna. Gazetari ndodhej në zonë duke raportuar për një tjetër aksident tragjik, ku më herët kishte humbur jetën një 3-vjeçar, kur kamerat regjistruan përplasjen. Fatmirësisht, 14-vjeçarja pësoi vetëm lëndime të lehta dhe nuk pati nevojë për shtrim në spital. Hetimet për aksidentin vijojnë.

Pamje që kanë shkaktuar reagime vijnë nga Vénissieux, Francë, ku policia ndërhyri me forcë ndaj nxënësve që protestonin pranë gjimnazit Jacques-Brel. Në një nga videot, një efektiv shihet duke e kapur me forcë për flokësh një të re gjatë ndalimit, një mënyrë ndërhyrjeje që ka ngritur pikëpyetje dhe kritika për proporcionalitetin e forcës së përdorur ndaj protestuesve të rinj. Nxënësit protestuan në kuadër të një mobilizimi më të gjerë në Francë, duke kundërshtuar mbipopullimin e klasave, mungesën e mësuesve dhe kushtet në sistemin arsimor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme