Sport 29 September 2026, 13:08 Nga VNA

Maran bën zgjedhjet për San Marinon, lë dy futbollistë në tribunë

Ndaje në Whatsapp

dfvfvd.jpg

Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me San Marinon, në ndeshjen e dytë të Nations League, ndërsa trajneri Maran ka përcaktuar futbollistët që nuk do të jenë pjesë e 23-shes për këtë sfidë.

Feta Fetai dhe Sabah Kerjota janë lënë jashtë listës dhe do ta ndjekin takimin nga tribuna.

Në dispozicion të trajnerit nuk do të jetë as Klisman Cake, i cili vuan nga një problem fizik. Ndërkohë, portieri Simon Simoni është bashkuar me Kombëtaren U21 për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës.

Rikthehet në skuadër Luis Hasa, i cili kishte mbetur në tribunë në ndeshjen e mëparshme ndaj Bjellorusisë.

Sfida San Marino-Shqipëri do të drejtohet nga një trupë arbitrash hungarezë. Kuqezinjtë kanë një bilanc pozitiv në përballjet direkte, pasi kanë fituar të katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani ndaj San Marinos.

Video

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Një ekip i TVP Info në Poloni ka filmuar momentin kur një makinë përplasi një 14-vjeçare që lëvizte me skuter elektrik në qytetin Kościerzyna. Gazetari ndodhej në zonë duke raportuar për një tjetër aksident tragjik, ku më herët kishte humbur jetën një 3-vjeçar, kur kamerat regjistruan përplasjen. Fatmirësisht, 14-vjeçarja pësoi vetëm lëndime të lehta dhe nuk pati nevojë për shtrim në spital. Hetimet për aksidentin vijojnë.

Pamje që kanë shkaktuar reagime vijnë nga Vénissieux, Francë, ku policia ndërhyri me forcë ndaj nxënësve që protestonin pranë gjimnazit Jacques-Brel. Në një nga videot, një efektiv shihet duke e kapur me forcë për flokësh një të re gjatë ndalimit, një mënyrë ndërhyrjeje që ka ngritur pikëpyetje dhe kritika për proporcionalitetin e forcës së përdorur ndaj protestuesve të rinj. Nxënësit protestuan në kuadër të një mobilizimi më të gjerë në Francë, duke kundërshtuar mbipopullimin e klasave, mungesën e mësuesve dhe kushtet në sistemin arsimor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme