
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke deklaruar se çdo sulm ndaj Izraelit do të marrë një kundërpërgjigje të ashpër.
Gjatë një vizite në bazën ajrore Tel Nof, Netanyahu tha se ka indikacione se kundërshtarët e Izraelit mund të tentojnë të godasin vendin përpara zgjedhjeve të 27 tetorit.
“Mos u ngatërroni me ne, as tani dhe as kurrë. Krahu ynë i gjatë do t’ju arrijë kudo dhe kurdoherë”, deklaroi Netanyahu në një video të publikuar në rrjetet sociale.
Duke iu drejtuar në mënyrë të veçantë Teheranit, kryeministri izraelit paralajmëroi se pasojat do të ishin të rënda në rast të një sulmi iranian.
“Nëse Irani bën gabimin të na sulmojë, do të pësojë një goditje që nuk mund ta imagjinojë”, u shpreh ai.
Netanyahu deklaroi gjithashtu se Izraeli, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, ka arritur, sipas tij, rezultate të rëndësishme në përballjen me Iranin dhe aleatët e tij.






















