Politika 29 September 2026, 11:12 Nga VNA

Salianji kundërshton dënimin në Kushtetuese: “Vendimi është marrë më parë”, paralajmëron ankim në Strasburg

Ndaje në Whatsapp
Salianji kundërshton dënimin në Kushtetuese: “Vendimi

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit që e dënoi me një vit burg. Përpara shqyrtimit të çështjes, ai publikoi një reagim në rrjetet sociale, ku pretendon se vendimi për kërkesën e tij është marrë tashmë dhe lë të kuptohet se pret rrëzimin e saj.

Salianji e cilëson procesin gjyqësor të motivuar politikisht dhe pretendon se synimi është ta mbajë larg zgjedhjeve lokale. Ai thotë se ka kërkuar një gjykim të drejtë e të pavarur dhe paralajmëron se, nëse kërkesa e tij rrëzohet, do t’i drejtohet Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“Por sot nuk mbyllet beteja. Sot hapet rruga për betejën në Strasburg. Atje do të çojmë të vërtetën e kësaj çështjeje dhe të gjithë atë që ka ndodhur”, shkruan ish-deputeti.

Reagimi i Salianjit është bërë përpara shpalljes së një vendimi zyrtar të Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit:

Gjykata Kushtetuese nuk ngjitet dot në nivelin kushtetues! Nuk bëj dot teatër si shumë të tjerë! Vendimet në GJK merren shumë përpara se të mblidhen formalisht, me solemnitetin e rremë të një procedure që të gjithë e dinë si përfundon. Edhe vendimi i sotëm është marrë. Po jua komunikoj përpara. Gjyqtarë të kësaj Gjykate e kanë mbajtur peng prej thuajse dy vitesh këtë çështje, për të zvarritur ankimin në Gjykatën e Strasburgut e sot erdhi dita që nuk mban më! Unë nuk jam dënuar si kriminel, por si kundërshtar i regjimit, si denoncues i grupeve më të fuqishme kriminale dhe për të më shmangur nga betejat elektorale. Gjyqi i caktuar sot është po me këtë qëllim: të më mbajë larg zgjedhjeve lokale.

Sot nuk duhet të ishte thjesht një seancë gjyqësore për një çështje timen. Do të duhej të ishte një moment prove për Gjykatën Kushtetuese. Do të duhej të ishte dita kur Kushtetuta të fliste më fort se pushteti i regjimit autokratik. Por, fatkeqësisht, dikush mbahet peng me dosje korrupsioni, dikush shantazhohet me regjistrime, dikush përballet me dosje si bashkëpunëtor i shërbimit dhe dikush me lidhje me grupe kriminale, si Xhafajt.

Kjo nuk është drejtësi që ngrihet mbi politikën. Kjo është drejtësi që mbetet peng i politikës.

Unë nuk kërkoj dhe nuk kam kërkuar privilegj. Nuk kërkoj trajtim të veçantë. Kam kërkuar vetëm atë që duhet të jetë themeli i çdo shteti demokratik: një gjykim të drejtë, të pavarur dhe larg çdo ndikimi politik.

Por dua ta them shumë qartë: unë nuk trembem e frikësohem, sepse nuk kam luftuar dhe nuk luftoj për privilegje. Luftoj për një Shqipëri të drejtë. Luftoj që ligji të jetë më i fortë se pushteti, që qytetari të jetë më i fortë se banda dhe që shteti të mos jetë pronë e askujt.

Luftoj për liritë dhe të drejtat e çdo shqiptari. Për një vend ku askush të mos dënohet sepse është kundërshtar politik, ku askush të mos shantazhohet për të heshtur dhe ku askush të mos ketë pushtetin të blejë, frikësojë apo përdorë drejtësinë.

Nuk do të ndalem! As burgu, as presioni, as ndalimi i kandidimit, as kërcënimet dhe as goditjet politike nuk më kanë ndalur. Nuk do të më ndalin as sot, sepse beteja ime nuk është për një karrige. Nuk është për një mandat. Nuk është për një privilegj por për të çmontuar sistemin që i ka dhënë pushtet bandave kriminale mbi shtetin, për t’i kthyer institucionet qytetarëve dhe për të ndërtuar një Shqipëri ku drejtësia nuk u shërben të fortëve, por mbron të drejtët.

Kam përballuar presionin, burgun dhe çdo goditje që më është bërë për shkak të bindjeve dhe qëndrimeve të mia politike. Nuk jam tërhequr dhe nuk do të tërhiqem. Por sot nuk gjykohem vetëm unë e prandaj po reagoj paraprakisht.

Gjykohet nëse në Shqipëri Gjykata Kushtetuese mund të kishte guximin minimal të ishte mbi autokracinë, por jo, regjimi dikton këta përulen. Interesat e regjimit janë mbi kushtetutën dhe ligjin.

Unë e di se çfarë vendimi do të merret. Dhe pikërisht për këtë po e them përpara se të hapen dosjet, të mbyllen dyert dhe të lexohen disa rreshta që, nëse do të ishte ndryshe, do të duhej të lindnin nga ndërgjegjja e gjyqtarëve dhe jo nga pazaret e pushtetit.

Por sot nuk mbyllet beteja. Sot hapet rruga për betejën në Strasburg. Atje do të çojmë të vërtetën e kësaj çështjeje dhe të gjithë atë që ka ndodhur.

Nuk kam frikë dhe asnjë emocion personal nga vendimi. Kam përballuar burgun dhe presionin politik. Nuk më tremb një tjetër goditje nga një sistem që prej kohësh ka treguar se sa larg është gati të shkojë për të goditur kundërshtarët. Do të vazhdoj të luftoj. Për liri. Për të drejta. Për drejtësi. Për një shtet që nuk ulet në gjunjë para krimit. Për një Shqipëri ku bandat nuk bëjnë ligjin dhe pushteti nuk është mbi ligjin.

Sot është akti i radhës ku Gjykata Kushtetuese tregon që është garanci e regjimit!

Video

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Një ekip i TVP Info në Poloni ka filmuar momentin kur një makinë përplasi një 14-vjeçare që lëvizte me skuter elektrik në qytetin Kościerzyna. Gazetari ndodhej në zonë duke raportuar për një tjetër aksident tragjik, ku më herët kishte humbur jetën një 3-vjeçar, kur kamerat regjistruan përplasjen. Fatmirësisht, 14-vjeçarja pësoi vetëm lëndime të lehta dhe nuk pati nevojë për shtrim në spital. Hetimet për aksidentin vijojnë.

Pamje që kanë shkaktuar reagime vijnë nga Vénissieux, Francë, ku policia ndërhyri me forcë ndaj nxënësve që protestonin pranë gjimnazit Jacques-Brel. Në një nga videot, një efektiv shihet duke e kapur me forcë për flokësh një të re gjatë ndalimit, një mënyrë ndërhyrjeje që ka ngritur pikëpyetje dhe kritika për proporcionalitetin e forcës së përdorur ndaj protestuesve të rinj. Nxënësit protestuan në kuadër të një mobilizimi më të gjerë në Francë, duke kundërshtuar mbipopullimin e klasave, mungesën e mësuesve dhe kushtet në sistemin arsimor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme