Politika 28 September 2026, 11:19 Nga VNA

Rama i kërkon Europës të mos e lërë pas Ballkanin Perëndimor: “Do të ishte dështimi më madhor”

Ndaje në Whatsapp
Rama i kërkon Europës të mos e lërë pas Ballkanin

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Europian të marrin tani vendimet politike për zgjerimin, ndërsa reformat dhe proceset e anëtarësimit të vijojnë sipas meritave të secilit vend. Në Konferencën Ndërparlamentare për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë, ai tha se lënia pas e Ballkanit Perëndimor do të ishte një dështim për vetë Europën.

“Ne debatojmë shumë gjëra këtu brenda, në vendin tonë. Çdo ditë e kemi kapacitetin për të gjetur arsye që të mos jemi dakord me njëri-tjetrin, ama për një gjë kemi rënë dakord: duam të jemi pjesë e Europës”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, vendet e rajonit mbeten të përkushtuara ndaj anëtarësimit. “Shpresoj shumë që ju të mos na lini përsëri në baltë. Nëse Europa do të lërë në baltë Ballkanin Perëndimor, nuk do të jetë thjesht dështim, por dështimi më madhor”, u shpreh ai.

Rama kërkoi që vendimet politike të mos shtyhen deri në përfundim të të gjitha procedurave. Duke iu referuar bashkimit të Gjermanisë pas rënies së Murit të Berlinit, ai tha se Europa duhet t’u japë vendeve kandidate një sinjal të qartë se i sheh si pjesë të saj. Për ta ilustruar këtë, përdori metaforën e një familjeje ku të gjithë fëmijët ulen në të njëjtën tryezë, edhe kur nuk kanë të njëjtën peshë në vendimmarrje. Mesazhin për udhëheqësit europianë e mbylli me fjalën: “Bëjeni!”.

Të merren tani dhe më pas të plotësohen proceset sipas meritave. Shtatë fëmijë ka Ursula dhe Europa ka shtatë kandidatë. Fëmijët e Ursulës u rritën në tavolinë, ajo nuk i tha vajzës shko rri me atë gangsterin rus apo vajzës të luajë me ato lodrat kineze. Ata ishin të gjithë në atë tavolinë, pavarësisht se fjala nuk i peshon te gjithëve njësoj, apo të gjithë hanë diçka.

Prandaj të gjithë duhet të jenë aty, siç thotë Helmut Koln. Nëse ti plotëson një kapitull, je anëtar për atë kapitull. Nëse nuk ke plotësuar një tjetër kapitull, je si fëmija i Ursulës. Ne shumë gjëra i kemi të përbashkëta. Nuk duhet të kujtohemi se jemi një kur kemi vetëm ndonjë sulm, a valë emigracioni. Është si veza e Kolmbit, shumë e thjeshtë, siç thotë kompania Nike: Bëjeni!”, tha Rama mes të tjerash.

 

Në një pjesë tjetër të fjalës, Rama iu referua edhe protestave në Shqipëri përmes simbolit të flamingove. “Jam i sigurt se jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingot, edhe pse jam i sigurt se nuk duken aq bukur sa në foto”, tha ai.

 Kryeministri e lidhi këtë me atë që e cilësoi si një fazë të re për vendin, ku, sipas tij, qytetarët kërkojnë që gjërat të bëhen më mirë.

Video

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka bërë deklarata të rënda dhe kërcënuese gjatë një vizite në një burg izraelit, ku iu drejtua të burgosurit palestinez Hassan Salameh. I rrethuar nga roje të armatosura, Ben-Gvir i tha: “Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj”, duke shtuar se dëshironte që ai të përjetonte “ferrin” në burg. Deklaratat vijnë në një klimë edhe më shqetësuese pas miratimit në mars të një ligji të mbështetur nga Ben-Gvir, i cili zgjeron përdorimin e dënimit me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për sulme vdekjeprurëse nga gjykatat ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kërcënimi i drejtpërdrejtë me vdekje nga një ministër ndaj një personi që ndodhet nën kontrollin e shtetit ka nxitur reagime dhe dënime nga pala palestineze.

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka bërë deklarata të rënda dhe kërcënuese gjatë një vizite në një burg izraelit, ku iu drejtua të burgosurit palestinez Hassan Salameh. I rrethuar nga roje të armatosura, Ben-Gvir i tha: “Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj”, duke shtuar se dëshironte që ai të përjetonte “ferrin” në burg. Deklaratat vijnë në një klimë edhe më shqetësuese pas miratimit në mars të një ligji të mbështetur nga Ben-Gvir, i cili zgjeron përdorimin e dënimit me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për sulme vdekjeprurëse nga gjykatat ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kërcënimi i drejtpërdrejtë me vdekje nga një ministër ndaj një personi që ndodhet nën kontrollin e shtetit ka nxitur reagime dhe dënime nga pala palestineze.

Kjo është videoja e Donald Trump që ka shkaktuar debate në SHBA, pasi u transmetua gjatë një ndeshjeje të NFL-së me shënimin “Paguar nga Qeveria e SHBA-së”. Në spotin 30-sekondësh, Trump sulmon “lajmet e rreme”, “shtetin e thellë” dhe komunistët. Demokratët dhe grupet e etikës kërkojnë hetim, duke pretenduar se fondet publike janë përdorur për një mesazh politik. Shtëpia e Bardhë i mohon akuzat dhe e cilëson videon një mesazh “edukues dhe patriotik”.

Raketa Starship e SpaceX shpërtheu pasi u ul në ujërat e Oqeanit Paqësor, në përfundim të fluturimit të saj të 14-të testues. Pavarësisht shpërthimit, misioni shënoi një arritje të rëndësishme: Starship hyri për herë të parë në orbitë dhe lëshoi 26 satelitë të rinj Starlink. Fluturimi u shoqërua me probleme teknike, pasi një prej motorëve u fik më herët se ishte planifikuar. Misioni përfundoi pas rreth tre orësh, ndërsa SpaceX pritet të analizojë shkaqet e shpërthimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme