Kryeministri Edi Rama është detyruar të anulojë tryezën e konsultimit mbi pagat në sistemin e drejtësisë, pasi të gjithë aktorët kryesorë të pushtetit gjyqësor dhe prokurorisë vendosën ta bojkojnë atë në mënyrë unanime.
Refuzimi erdhi si një qëndrim i përbashkët nga Gjykata e Lartë, Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë, Unioni i Gjyqtarëve, si dhe nga përfaqësuesit e SPAK-ut, Shoqata e Prokurorëve, etj.
Në përgjigjen e tyre zyrtare drejtuar kreut të ekzekutivit, magjistratët theksuan se janë pro dialogut, por e konsiderojnë të paimptojë uljen në tryezë për sa kohë çështja e formulës së pagave është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Në deklaratën e tyre thuhej se "respektimi i autonomisë financiare të magjistratëve është parakusht për pavarësinë e sistemit, ndaj çdo diskutim publik apo administrative do të duhet të presë fjalën e fundit të Gjykatës Kushtetuese".
Pasi ngeli i vetëm përballë këtij blloku të bashkuar refuzimi, kreu i qeverisë u detyrua të anulojë takimin e thirrur me përfaqësuesit e drejtësisë.
Përmes një njoftimi, kryeministri Rama u shpreh se "mbetemi të hapur për një ditë tjetër dhe për vijimin e dialogut", duke e cilësuar mospjesëmarrjen si një mundësi të humbur për përballje argumentesh, por duke këmbëngulur se "qeveria nuk do të lejojë krijimin e krizave artificiale mbi piramidën e pagave në vend".






















