Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur sot dhe do të diskutojë për çështjen e sigurisë kombëtare pas arrestimit të ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se dërgonte informacione sekrete dhe të klasifikuara te Ergys Agasi, i akuzuar si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Në mbledhjen e Këshillit, të thirrur nga presidenti Bajram Begaj, marrin pjesë krerët më të lartë të institucioneve, që nga kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, etj.
Lidhur me arrestimin e Vlora Hysenit, kryeministri deklaroi se përballja e saj me drejtësinë është një çështje individuale, ndërsa theksoi përgjegjësinë e shtetit për garantimin dhe mbrojtjen e institucioneve që lidhen me sigurinë kombëtare.
Arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, përbën një ndër skandalet më të rënda që lidhen me çështjet e sigurisë kombëtare ndër vite.






















