Politika 28 September 2026, 11:57 Nga VNA

“Nuk është byrek i ngrirë ky që e fusim në furrë”, PD dështon të frenojë mazhorancën për hartën e re me 46 bashki

Ndaje në Whatsapp

Komisioni i Ligjeve ka nisur mbledhjen ku shqyrton hartën e re të vendit, ku në tryezë është nisma e njëanshme e PS për të kaluar në 46 bashki.

Por paralelisht me këtë, PD ka sjellë një variant tjetër me 100 bashki, për të cilën kërkon të bëhet një tjetër raund konsultimi publik, duke tentuar të frenojë miratimin e variantit socialit brenda datës 8 tetor.

Por PS ngul këmbë se do të ecë me variantin e saj.

Debatet në komision:

Oerd Bylykbashi: Nga keq, e çoni akoma më keq. Ne kemi propozuar kalimin në 100 bashki. Reforma 2014 ka sjellë erozion social dhe institucional. Kanë ikur njerëzit. Konsultimet tuaja publike me komunitetin janë false. Ju po e bëni si e do kryeministra. Duhet që bashkitë të mundin të qeverisin vendin në përditshmëri për qytetarët, edhe sikur të jenë 1 vit pa qeveri. Ju nuk jeni konsultuar me komunitetet.

Nisma juaj dhe nisma jonë, duhet të bashkohen. Duhet të bëhet edhe për nismën tonë procedurën e konsultimit publik që bëtë për draftin tuaj.

Ju vratë konsensus se donit të nxirrnit hartën tuaj me 46 bashki.

Bashkoni nismën tuaj legjislative, bashkoni dy nismat dhe bëni procedurë të njëjtë.

Ulsi Manja: Silleni nismën tuaj, kur ta kemi në tavolinë do flasim. Ky komision do të vijojë me shqyrtimin e projektligjit të sjellë nga Partia Socialiste.

Saimir Korreshi: Pse Byrek është ky, nga ata të ngrirët që e fut në furrë e del për 4 minuta? Kjo nuk bëhet më një ditë. Edhe Diella me AI të kishte ardhur, nuk do ishte bërë. Nuk mund tu themi këtë shqiptarëve. Është dhe ky varianti ynë tjetër. I mirë i keq, le ta shohim. Duhet dëgjuar varianti tjetër. Jemi të mbaruar fare. Njësive vendose po ju bien tavanet. Do marrë qytetari dang dang autobusin 2 orë, për të shkuar në bashki të mbajë radhën, e jo më të zgjidhë gjë. Pres qafën unë po e shkel kryetari i bashkisë territorin. Do merret ai kryetar me gardhin?

Video

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka bërë deklarata të rënda dhe kërcënuese gjatë një vizite në një burg izraelit, ku iu drejtua të burgosurit palestinez Hassan Salameh. I rrethuar nga roje të armatosura, Ben-Gvir i tha: “Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj”, duke shtuar se dëshironte që ai të përjetonte “ferrin” në burg. Deklaratat vijnë në një klimë edhe më shqetësuese pas miratimit në mars të një ligji të mbështetur nga Ben-Gvir, i cili zgjeron përdorimin e dënimit me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për sulme vdekjeprurëse nga gjykatat ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kërcënimi i drejtpërdrejtë me vdekje nga një ministër ndaj një personi që ndodhet nën kontrollin e shtetit ka nxitur reagime dhe dënime nga pala palestineze.

Kjo është videoja e Donald Trump që ka shkaktuar debate në SHBA, pasi u transmetua gjatë një ndeshjeje të NFL-së me shënimin “Paguar nga Qeveria e SHBA-së”. Në spotin 30-sekondësh, Trump sulmon “lajmet e rreme”, “shtetin e thellë” dhe komunistët. Demokratët dhe grupet e etikës kërkojnë hetim, duke pretenduar se fondet publike janë përdorur për një mesazh politik. Shtëpia e Bardhë i mohon akuzat dhe e cilëson videon një mesazh “edukues dhe patriotik”.

Raketa Starship e SpaceX shpërtheu pasi u ul në ujërat e Oqeanit Paqësor, në përfundim të fluturimit të saj të 14-të testues. Pavarësisht shpërthimit, misioni shënoi një arritje të rëndësishme: Starship hyri për herë të parë në orbitë dhe lëshoi 26 satelitë të rinj Starlink. Fluturimi u shoqërua me probleme teknike, pasi një prej motorëve u fik më herët se ishte planifikuar. Misioni përfundoi pas rreth tre orësh, ndërsa SpaceX pritet të analizojë shkaqet e shpërthimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme