Politika 28 September 2026, 14:59 Nga VNA

Artur Shehu, ndërtimet në bregdet me para droge dhe presionet politike: Mediat ndërkombëtare "bombardojnë" SPAK-un me pyetje, mes tyre Wall Street Journal e Daily Mail

Ndaje në Whatsapp

Projektet e mëdha të investimeve në bregdetin shqiptar, pastrimi i parave të rrjedhura nga trafiku ndërkombëtar i kokainës dhe pavarësia e drejtësisë ndaj presioneve politike kanë kthyer Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në një qendër vëmendjeje për median më prestigjioze botërore.

Sipas të dhënave të regjistrit zyrtar të kërkesave për informacion për muajin korrik, gjigantë të medias ndërkombëtare si Wall Street Journal, Daily Mail, Newsweek, Tagesspiegel dhe L'Impertinent i janë drejtuar zyrtarisht SPAK-ut me pyetje mjaft të drejtpërdrejta dhe hetuese.

Emri i Artur Shehut dhe hija mbi investimet në Sazan e Zvërnec
Në fokusin kryesor të gazetarëve të huaj është biznesmeni me bazë në Miami, Artur Shehu (i referuar në shkresat zyrtare si A.Sh.), i cili akuzohet nga SPAK se ka ngritur një perandori pasurish të paluajtshme përmes falsifikimit të pronësisë së tokave në bregdet, duke pastruar produktet e trafikimit të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Wall Street Journal (SHBA): I është drejtuar SPAK-ut me kërkesë specifike për të mësuar nëse autoritetet shqiptare i janë drejtuar Interpol-it për lëshimin e një "Urdhër-Arrestimi të Kuq" (Red Notice) ndaj Artur Shehut, si dhe për të marrë dokumente gjyqësore nga dosjet e fundit hetimeve.
Daily Mail (Mbretëria e Bashkuar): Ka kërkuar koment zyrtar mbi raportimet se pasuritë e sekuestruara dhe tokat e falsifikuara nga Artur Shehu prekën zonat ku parashikohen projekte të mëdha rezortesh shumëmiliardëshe në bregdet.
Newsweek (SHBA): Ka kërkuar konfirmim nëse hetimi ndaj Artur Shehut mbetet aktiv, nëse sekuestroja prej 110 milionë eurosh mbi pasuritë e tij është ende në fuqi, si dhe nëse këto hetime ndikojnë në transaksionet e tokave në projektet e propozuara në Sazan dhe Zvërnec.
Presioni politik dhe investimet strategjike në bregdet
Interesi i medias ndërshtetërore shtrihet edhe te mbrojtja e vetë SPAK-ut nga ndërhyrjet politike dhe te projektet e tjera zhvillimore në bregdetin shqiptar:

Tagesspiegel (Gjermani): Duke iu referuar interesit të lartë publik për projektet e investimeve në Sazan dhe Zvërnec, gazeta gjermane kërkoi një intervistë të drejtpërdrejtë me prokurorin përgjegjës të çështjes.
L'Impertinent (Zvicër): Pyeti zyrtarisht SPAK-un mbi ecurinë procedurale të dosjeve të nxehta, si dhe mbi garancitë që ka institucioni për t'iu kundërvënë presioneve politike gjatë hetimeve të nivelit të lartë.
Përgjigja e SPAK: Muri i "Sekretit Hetimor"
Përballë këtij "floti" pyetjesh nga mediat më të mëdha në botë, Struktura e Posaçme ka mbajtur një qëndrim të prerë e të përmbajtur ligjor.

Për pothuajse të gjitha kërkesat e gazetarëve amerikanë, britanikë, gjermanë e zviceranë, SPAK ka dhënë përgjigjen standarde zyrtare:

"Në zbatim të kërkesave për ruajtjen e sekretit hetimor në fazën paraprake, nuk mund të bëhen me dije detaje të tjera në këtë moment. Përveç informacioneve të bëra tashmë publike përmes njoftimeve për shtyp, nuk kemi asnjë të dhënë shtesë për të ndarë."
Afera e inceneratorëve dhe kërkimet në Belgjikë e Holandë
Përveç dosjes së bregdetit, mediat evropiane kanë kërkuar llogari edhe për çështje të tjera me karakter ndërkombëtar:

Financieele Dagblad (Holandë): U interesua për rolin e dy shtetasve holandezë të akuzuar në aferën e inceneratorit të Tiranës. SPAK iu përgjigj se dy personat janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe se dosja ndaj tyre është dërguar për gjykim në GJKKO për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.
Gazet van Antwerpen (Belgjikë): Kërkoi intervistë për ekstradimin e shtetasit E.N., por SPAK e refuzoi kërkesën duke sqaruar se seanca paraprake zhvillohet me dyyer të mbyllura.
Pyetjet e shumta nga Uashingtoni, Londri, Berlini e Cyrihu dëshmojnë se hetimet e SPAK-ut mbi pronat në bregdet dhe pastrimin e parave nuk janë më thjesht një çështje e brendshme shqiptare, por një temë me mbulim e interes të lartë ndërkombëtar.

Video

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka bërë deklarata të rënda dhe kërcënuese gjatë një vizite në një burg izraelit, ku iu drejtua të burgosurit palestinez Hassan Salameh. I rrethuar nga roje të armatosura, Ben-Gvir i tha: “Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj”, duke shtuar se dëshironte që ai të përjetonte “ferrin” në burg. Deklaratat vijnë në një klimë edhe më shqetësuese pas miratimit në mars të një ligji të mbështetur nga Ben-Gvir, i cili zgjeron përdorimin e dënimit me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për sulme vdekjeprurëse nga gjykatat ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kërcënimi i drejtpërdrejtë me vdekje nga një ministër ndaj një personi që ndodhet nën kontrollin e shtetit ka nxitur reagime dhe dënime nga pala palestineze.

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka bërë deklarata të rënda dhe kërcënuese gjatë një vizite në një burg izraelit, ku iu drejtua të burgosurit palestinez Hassan Salameh. I rrethuar nga roje të armatosura, Ben-Gvir i tha: “Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj”, duke shtuar se dëshironte që ai të përjetonte “ferrin” në burg. Deklaratat vijnë në një klimë edhe më shqetësuese pas miratimit në mars të një ligji të mbështetur nga Ben-Gvir, i cili zgjeron përdorimin e dënimit me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për sulme vdekjeprurëse nga gjykatat ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kërcënimi i drejtpërdrejtë me vdekje nga një ministër ndaj një personi që ndodhet nën kontrollin e shtetit ka nxitur reagime dhe dënime nga pala palestineze.

Kjo është videoja e Donald Trump që ka shkaktuar debate në SHBA, pasi u transmetua gjatë një ndeshjeje të NFL-së me shënimin “Paguar nga Qeveria e SHBA-së”. Në spotin 30-sekondësh, Trump sulmon “lajmet e rreme”, “shtetin e thellë” dhe komunistët. Demokratët dhe grupet e etikës kërkojnë hetim, duke pretenduar se fondet publike janë përdorur për një mesazh politik. Shtëpia e Bardhë i mohon akuzat dhe e cilëson videon një mesazh “edukues dhe patriotik”.

Raketa Starship e SpaceX shpërtheu pasi u ul në ujërat e Oqeanit Paqësor, në përfundim të fluturimit të saj të 14-të testues. Pavarësisht shpërthimit, misioni shënoi një arritje të rëndësishme: Starship hyri për herë të parë në orbitë dhe lëshoi 26 satelitë të rinj Starlink. Fluturimi u shoqërua me probleme teknike, pasi një prej motorëve u fik më herët se ishte planifikuar. Misioni përfundoi pas rreth tre orësh, ndërsa SpaceX pritet të analizojë shkaqet e shpërthimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme